Shqipëria në protestë për çmimet, bllokohen rrugët nga veriu në jug
11/03/2022 Shpërndaje

Shqipëria në protestë për çmimet, bllokohen rrugët nga veriu në jug

Vazhdojnë protestat në gjithë Shqipërinë kundër rritjes së çmimeve. Dita e dytë e protestës mobilizoi qytetarët në të gjithë vendin. Mijëra protestues u mblodhën nëpër sheshet kryesore të qyteteve. Protestën e para e çeli sërish Tirana.

Protestuesit para kryeministrisë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” mbanin në duar parulla kundër shtrenjtimit të naftës dhe produkteve të tjera bazike.

Të gjithë folësit shprehën njëlloj kërkesa për mbrojtjen e shtresave të varfëria nga shtrenjtimi i tregjeve, duke hedhur poshtë shpjegimet e qeverisë se luhatjet e tregut ka ndodhur prej luftës në Ukrainë.

 “Dua tu bëj thirrje dhe pronarëve që të mos abuzojnë duke rritur çmimet me pretekstin e luftës. Është e vetmja protestë që dëshmon se ne jemi protestë qytetarë dhe jo politike”, tha një qytetar.

Juristi Redon Meksi i bëri thirrje drejtësisë që të hetojë skemën e rritjes së çmimeve.

“I bëjmë thirrje drejtësisë të hetojë të gjithë këtë skenë vjedhje. Të përfundojë deri  te pikat e vogla të naftës. Të hetojë të gjithë këtë skemë korruptive. Mund të keni kaluar vetingun e Edit dhe të Lulit por s’do kaloni vetingun e popullit. Nga ana tjetër i bëj thirrje gjyqtarit dhe prokurorit të lirojnë aktivistët e arrestuar përndryshe do u bëhemi hije nga pas do u zbulojmë pasuritë, nuk do iu ndahemi”.

Në protestën kundër rritjes së çmimeve kanë marrë pjesë edhe persona me aftësi të kufizuara. Njëri prej tyre tha se po përballen me varfërinë dhe se rritja e çmimeve do t’u shkaktonte akoma më shumë probleme ekonomike.

Po vdesim urie. Të lutem mos i bë që të zhyten akoma më thellë. Mos abuzoni me çmimet. Unë skam fjalë po i bëj thirrje çdo shqiptari që nëse kjo  vazhdon të vijnë të gjithë këtu. Edhe pse jam në rrota e ndiej veten më shumë se kurrë në këmbë. Kur shoh pjesën tjetër që rrinë 24 orë në një shtrat duke krijuar plagë, anën psikologjike burgu është pak të thuash. Qeveria të bëjë diçka ose populli do bëjë punën e vetë”, tha një prej tyre.

Protesta vazhdonte ndërsa kryeministri Edi Rama doli live në facebook nga zyra e tij për t’u dhënë përgjigje qytetarëve.

Një seri protestash u zhvilluan edhe në qytetet e tjera të vendit. Në Kukës një grup qytetarësh bllokuan Rrugën e Kombit, që lidh Shqipërinë me Kosovën.

Një tjetër protestë u zhvillua në Lezhë. Një grup i madh qytetarësh u mblodhën edhe në Durrës.

Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në Lushnje, Vlorë, Tepelenë, Sarandë e Shkodër, Devoll dhe në të gjithë vendin.

Përtej mesazheve që u përcollën, gjatë protestave ka pasur edhe përplasje me policinë kur kjo e fundit ndërhyri për t’i shpërndarë protestuesit. Protestuesit bllokuan rrugët dhe ditën e sotme Policia e Shtetit ka njoftuar se janë arrestuar dhjetëra persona. Numri më i lartë i të arrestuarve është në Tiranë.

Policia njoftoi se janë vënë në pranga si pasojë e pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit, prishjes së rendit dhe qetësisë publike dhe kundërshtimit të efektivëve, 23 persona. Po ashtu janë procedura penalisht 23 persona të tjerë dhe po punohet për kapjen e një shtetasi tjetër. Të arrestuar ka edhe në qytetet e tjera

/Pozitivi.org

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.