“Shqipëria më e mirë kur duam dhe respektojmë njëri-tjetrin”
Përkufizimi më i pranuar për bullizmin është dhënë nga studiuesi australian Ken Rigby, në vitin 2002, sipas të cilit: “Bullizmi është një dëshirë për të dëmtuar tjetrin + një veprim që lëndon + një disbalancë në forcë midis personave + një përsëritje (në mënyrë tipike) + një përdorim i padrejtë i forcës + një kënaqësi e dukshme e agresorit si edhe një ndjenjë e përgjithshme e të qenit mbizotërues ndaj viktimës”.
Bullizëm janë sjelljet e përsëritura, agresive të dëmshme ndërmjet personave. Sjellejet të tilla mund të jenë si fizike, ashtu edhe psikologjike, duke përfshijnë goditjet, rrahjet, ngacmimet verbale, gjestet fyese, përjashtimin apo vetëm presionin që ushtrohet për të bërë siç thotë bullisti.
Një projekt kundër këtij fenomeni mjaft të përhapur në shkolla e ka sjellë Dean Bregu, 10 vjeçari që studion në kolegjin Turgut Ozal. Dean ka ndërmarrë një nismë tepër të vlefshme, që i shërben shokëve dhe shoqeve në shkollën ku po studion dhe më gjerë. Qëllim i këtij projekti është si ta luftojmë bulizmin, si të informohen fëmijët por jo vetëm me sjellje të tilla, me të cilat mund të përballen në ambiente të ndryshme.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
