Shmangni tragjeditë, ndiqni këshillat për një dimër pa viruse
Amelia Sheqi, 7 vjeç ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Durrësit dhe sipas mjekëve ka qenë e shtruar prej dy ditësh në gjendje të rëndë prej gripit toksik.
Lidhur me situatën e gripit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndëmarrë një plan masash për përballimin e qarkullimit të gripit në vend. Në të njëjtën kohë i bëjmë apel qytetarëve të mos neglizhojnë shenjat e gripit por të konsultohen me mjekun e familjes për të parandaluar komplikacionet.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, vihet re një rritje e qarkullimit të gripit dhe virozave por nuk kemi situatë epidemie të gripit. Për të parandaluar fatkeqësitë, siç ishte rasti i 7 vjeçares, duhen ndjekur disa këshilla për një dimër pa viruse.
Për të gjithë kategoritë në rrezik për komplikacione, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka siguruar vaksinën FALAS për gripin stinor, duke filluar nga fëmijët, të moshuarit me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, etj. Janë ende gjendje 9000 mijë doza vaksine FALAS, ndaj ftojmë popullatën në risk të vaksinohet.
Përveç spitaleve, katër qendra shëndetësore në Tiranë do të kalojnë në shërbim 24 orësh, për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve, të cilët do të mund ta marrin shërbimin ditën dhe natën pranë lagjeve të tyre, pa patur nevojë të shkojnë në spitale.
Përkatësisht bëhet fjalë për: ▫Qendra Shëndetësore nr 6 në Kombinat, ▫Qendra Shëndetësore nr 7 në Laprakë, ▫Qendra Shëndetësore nr 8 në zonën e ish-Bllokut, ▫Qendra Shëndetësore nr 10 në zonën e Oxhakut. Ftojmë qytetarët ti drejtohen qendrave shëndetësore duke shmangur vajtjen direkte në QSUT.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
