Pse është mirë të përqafosh ndjenjat negative (video)
“Të qenit pozitiv është bërë një formë e re e korrektësisë morale.
Në një sondazh të realizuar së fundmi, me 70.000 njerëz, gjeta se një e treta prej nesh ose e gjykojmë veten për të pasur të ashtuquajturat “emocione të këqija”, si trishtimi, zemërimi, apo edhe hidhërimi, ose përpiqemi në mënyrë aktive të largohemi nga këto ndjenja.
Ne e bëjmë këtë jo vetëm për veten tonë, por për njerëzit që i duam, si fëmijët tanë – të cilët mund të turpërohen nga emocionet e dukura negative, ndaj hidhen drejt një zgjidhjeje në vend që t’i ndihmojmë ata t’i shohin këto emocione si të vlefshme.
Emocionet normale, natyrale tani shihen si të mira apo të këqija. Por, kur i shtyjmë anash emocionet normale për të përqafuar positivitetin e rremë, humbim kapacitetin tonë për të zhvilluar aftësi për t’u marrë me botën, pasi nuk është ashtu siç dëshirojmë ne të jetë.
Unë kam takuar qindra njerëz që më treguan çfarë nuk duan të ndiejnë.
Ata thonë gjëra të tilla si “Unë nuk dua ta provoj sepse nuk dua të ndihem i zhgënjyer”.
Ose “dua vetëm që kjo ndjenjë të largohet”.
“Unë e kuptoj. Por ju keni qëllime të njerëzve të vdekur”, u thash atyre.
Vetëm njerëzit e vdekur nuk ndihen kurrë të padëshiruar ose të shqetësuar nga ndjenja e tyre. Vetëm njerëzit e vdekur kurrë nuk stresohen, kurrë nuk kanë zemra të thyera, kurrë nuk përjetojnë zhgënjimin që vjen nga dështimi.
Emocionet e ashpra janë pjesë e kontrastit tonë me jetën. Ju nuk keni për të pasur një karrierë kuptimplotë, për të ngritur një familje ose për të lënë një vend më të mirë në botë. Vështirësia është çmimi i pranimit në një jetë domethënëse.” Sjellë nga pozitivi.org.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
