Rrezikonte të humbiste dritën e syve, gazetari i ndryshon jetën gjyshit në Tiranë
“Gjërat e vulosura me dashuri, janë të destinuara të kenë fund të lumtur”
Në ditët e sotme, të gjithë kemi nevojë për njëri-tjetrin, por më shumë ata që janë në moshë të thyer. Çdo ditë lind një fije shprese, për çdokënd që ka humbur besimin tek e ardhmja, shkruan pozitivi.org. Një ditë e bukur dhe e re ka lindur për gjysh Rexhepin.
Diabeti po e verbonte. Bashkëshorten e kishte humbur vite më parë, e për t’ja dalë i vetëm i duhej drita e syve, të cilën po e humbiste për shkak të sëmundjes së diabetit. I detyruar, çdo ditë dilte në rrugë për të mbledhur të holla për të kryer operacioinin. Rastësia i sjell pranë gazetarin Osman Stafa, për t’i ndryshuar jetën dhe ditët në vazhdim.
Stafa e mori nga rruga dhe e çoi të moshuarin në një klinikë që i bëri të mundur ndërhyrjen në sy. Gazetari mori një iniciativë për t’u vlerësuar, pjesë e së cilës u bënë dhe shumë miq të tij. Mblodhën të holla për t’i mundësuar operacionin, por doktori me zemër të madhe, Amarildo Belshi ka pranuar që të gjitha vizitat dhe ndërhyrja me lazer, të kryeheshin falas në kliniken e tij.
Të gjithë ia kanë dalë, pasi gjysh Rexhepi tashmë e ka kryer me sukses operacionin. Paratë e mbledhura e ndihmuan atë të plotësojë disa nevoja tjera dhe një pjesë për ilaçe. Stafa e tregon gjithçka si u njoh me Rexhepin dhe ndihma që iu dha nga të gjithë. Një gjest për t’u duartrokitur dhe marë shembull nga të gjithë, pasi siç shkruan vetë Stafa “gjërat e vulosura me dashuri, janë të destinuara të kenë fund të lumtur”.
Si e tregon Stafa rastin e gjysh Rexhepit:
Nje dite e bukur! Nje dite me “drite” per gjysh Rexhepin! Ate e gjetem ne rruge, teksa kishte dale per te kerkuar leke, per operacionin qe donte te kryente ne sy. Diabeti gati po e verbonte. Ai ishte i vetem, pasi bashkeshortja i ka vdekur disa vite me pare. Prandaj, – thoshte, me duhet drita e syve, te eci vete, te dal te marr ajer. E morem, e derguam dhe i beme te gjitha kontrollet ne QSUT dhe klinika private. Pasi kontaktova me miq te mite, vendosem te mblidhnim nje shume parash qe do t’i mundesonin atij te gjitha sherbimet. Doktor Amarildo Belshi, nje mjek me zemer te madhe, pranoi qe te gjitha vizitat dhe nderhyrja me lazer, do te kryeheshin falas ne kliniken e tij. Njerin sy e kishim humbur, diabeti kishte bere te veten. Tjetri kishte nevoje per rreze lazer, qe te mund t’i pengonte hemoragjine, dhe te mos humbiste perfundimisht shikimin.
Shume falenderime dhe mirenjohje per doktorin. Nderhyrja shkoi shume mire dhe gjyshi tani eshte shendoshe e mire. Miresia e dr. Amarildos na beri qe leket qe kishim mbledhur per gjyshin, t’ia japim atij per ilace, ushqim, e nevoja te tjera. Gjyshi shpreh me perulje, mirenjohjen e tij per te gjithe ata qe kontribuan per te. Zoti i bekofte te gjithe, – me thoshte. Gjyshi eshte mire tani, e gjitha mbaroi dhe tani ai do te ece pa nje shoqerues. Te gjithe bashke ia dolem, sepse te gjithe e nisem nga dashuria, dhe gjerat e vulosura me dashuri, jane te destinuara te kene fund te lumtur. Po, sot, ishte nje dite e bukur.
p.s Falenderime pa mase per Alfir Qosja, shokun tim te gjimnazit i cili nga Franca kontribuoi per gjyshin, falenderoj Ilir Hoxhollin, zemermirin qe cdo here pergjigjet kur i kerkojme ndihme, falenderoj, Alvi Bajramaj,(zedhenes i qsut) personin bamires, qe asnjehere s’me kthen per te tilla gjera, Anxhela Dullen, Brikena Prifti, Xhevahir Asllanin, Juna Bregun e miq te tjere, qe, duke u bere bashke mundem te benim nje te mire, nje gjyshi, qe shpresa po i ikte dita-dites. Sepse nese behemi bashke, gjithmone ia dalim 🙂
#buzeqeshje #bamirsi #bashke #iadolem

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
