Romela Begaj fiton medaljen e artë në Botërorin e Peshëngritjes, rezultat historik
04/12/2017 Shpërndaje

Romela Begaj fiton medaljen e artë në Botërorin e Peshëngritjes, rezultat historik

Romelda Bega, peshëngritësja shqiptare na ka përfaqësuar denjësisht në konkursin botëror të mbajtur në SHBA. Bega është shpallur kampjone bote për femra duke zënë vendin e parë në stilin e shkëputjes për peshat 69 kg.

Peshëngritësja shqiptare ngriti 125 kg, më pas shtoi 2 kg në shtangën e saj, duke e realizuar me sukses provën e dytë. Por në provën e tretë siguroi medaljen e artë, me 1 kg më shumë se rivalja kolumbiane.

Ajo ka fituar dy medalje në Botërorin e Peshëngritjes në Amerikë. Në tentativën e parë Bega ngriti 125 kg, më pak  se ç’kishte deklaruar në fillim. Mrekullisht në provën e dytë u përmirësua duke ngritur 128 kg, ndërsa në përmbyllje tentoio 31 kg por nuk ia doli.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.