Rama vazhdon traditën me femrat, letrat e papritura të Ambasadorit Lu për ministret
30/08/2017 Shpërndaje

Rama vazhdon traditën me femrat, letrat e papritura të Ambasadorit Lu për ministret

Kryeministri Edi Rama, të enjten e 27 gushtit, në Asamblenë e PS prezantoi qeverinë e re për 4 vitet e ardhshme. Qeveria “Rama 2” tashmë ka 11 ministri nga 19 që ishin në mandatin e parë, duke bërë ndyshime të ministrave, shkrirje të ministrive, vendosjen e 2 ministrave të shtetit dhe zhvendosje nga një dikaster në tjetrin.  Pjesa më e madhe e ministrave janë rikonfirmuar, disa prej tyre janë zëvendësuar e të tjerë kanë kaluar nga një dikaster në tjetrin.

Prurje të reja në kabinet janë 3, Senida Mesi që mban postin e zv.Kryeministres, Sonila Qato, ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrësve dhe Etilda Gjoni që mban postin e ministers së Drejtësisë. Kryeministri Rama edhe në formimin e qeverisë së re, ka vijuar traditën duke rritur prezencën e femrave në politikë, konkretisht në kabinetin qeveritar. Në qeverinë e re kemi 5 ministre dhe 6 ministra, një numër afër barazisë.

Ministret e kabinetit “Rama2” janë: Ministria e Mbrojtjes: Olta Xhaçka; Ministria e Kulturës: Mirela Kumbaro; Ministria e Drejtësisë: Etilda Gjonaj; Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë -Lindita Nikolla; Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimit Social-Ogerta Manastirliu. Ndërsa ministrant janë: Ministria e Jashtme: Ditmir Bushati; Ministria e Brendshme: Fatmir Xhafaj; Ministria e Ekonomisë, Financave dhe Punës me Financat-Arben Ahmetaj; Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural: Niko Peleshi; Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës-Damian Gjiknuri; Ministria e Turizmit dhe Mjedisit-Blendi Klosi.

Ecuria e përfaqësimit gjinor në qeveritë shqiptare të tranzicionit po shkon drejt rritjes. Shqipëria për herë të parë në historinë e vendit arriti shifrën rekord të posteve ministrore të drejtuara nga gratë, në 13 mars 2017, për shkak të ndryshimeve të bëra nga kryeministri Rama. Shifra rekord në Shqipëri, në 2017 ishte 10 gra ministre nga 21 ministra (zv/kryeminister plus 20 ministra), megjithëse ky ndryshim zgjati për disa muaj derisa u formua qeveria e re.

Kontributi i minstreve femra, mbështetja e barazisë dhe çështjet gjinore nga qeveria apo vetë ministret, është vlerësuar shumë nga Amasadori i SHBA Donald Lu. Lu, ditën  e djeshme ka dërguar letra falenderimi kundrejt 3 ministreve, ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, ministres së Zhvillimit Urban Englantina Gjermeni, të cilat nuk janë pjesë e kabinetit  të ri qeveritar por do jenë në këtë post deri në shtator. Ambasadori i SHBA i dërgoi një letër urimi edhe ministres së re të qeverisë “Rama 2”, Etilda Gjoni, e cila është zgjedhur në postin e ministres së Drejtësisë.

Ambasadori në letrën drejtuar ministres Kodheli, e falenderon publikisht për kontributin që ka dhënë në 4 vitet që lamë pas në krye të ushtrisë shqiptare. Pas Kodhelit, Lu në letrën e dytë, drejtuar ministres së Zhvillimit Uban, Eglantina Gjermeni shprehet se “Shqipëria është më e mirë për shkak të shërbimit  të ministres Gjermeni. E di gjithashtu që ju jeni një nga zërat më të fuqishëm në mbështetje të barazisë dhe çështjeve gjinore në Shqipëri”.

Dy ministret pararendëse, siç u mësua nga prezantimi i kabinetit të ri qeveritar nga Rama, nuk do të jenë në qeverinë e ardhshme, dhe një letër e tillë është më e pakta për t’i falenderuar për punën e 4 viteve. Ndërsa letra e 3-të dhe e fundit, që Ambasada e SHBA dërgoi ditën e djeshme, i drejtohej ministres së re të kabinetit qeveritar Etilada Gjoni, e cila do të drejtojë dikasterin e Ministrisë së Drejtësisë. Në letrën e tij, Lu e  pergëzon për detyrën e lartë dhe e vlerëson për profesionalizmin e lartë të treguar  kur ajo ishte pjesë e Komitetet Shqiptar të Helsingit dhe në Konsortiumit Ndërkombëtar të Grupit të Punës për Reformën në Drejtësi.

 

Letra e drejtuar Kodhelit:

Kënaqësia ka qenë e gjitha e imja që i kam shërbyer vendit dhe kam punuar me miq dhe aleatë kaq të mrekullueshëm.

E nderuara ministre Kodheli,

Në emër të kolegëve në Ëashington dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë më lejoni Τ’ju përgëzoj për punën Τuaj të jashtëzakonshme gjatë katër viteve të drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes si një Aleat i ngushtë NATO. Nën lidershipin Tuaj ne kemi përparuar në bashkëpunimin tonë ushtarak përmes mbështetjes që i kemi dhënë lidershipit të NATO-s në Evropë dhe Afganistan dhe kemi çuar përpara objektivat tona të përbashkëta për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes për të gjithë Aleancën.

Ka qenë kënaqësi të punuarit me Ju gjatë detyrës suaj si ministër i Mbrojtjes dhe shpresojmë që në të ardhmen të kemi dhe bashkëpunime të tjera. Ne vlerësojmë çfarë Ju keni bërë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, por gjithashtu për marrëdheniet Shqipëri-SHBA.

Edhe njëherë, urimet më të përzemërta.

Sinqerisht,

Donald L

 

Letra e drejtuar Gjermenit:

E dashur Tina

Në emër të kolegëve në Ëashington dhe të Ambasadës Amerikane në Tiranë dëshiroj t’ju përgëzoj për 4 vitet e shërbimit shembullor si Ministre e zhvillimit urban. Ju jeni një nga njerëzit e parapëlqyer në qeveri për arsye të kujdesit dhe qasjes njerezore në punën tuaj. E di që kalimi nga shoqëria civile në politikë ka qenë një sfidë për ju, por kam besimin e plotë se Shqipëria është më e mirë për shkak të shërbimit tuaj në qeveri. E di gjithashtu që ju jeni një nga zërat më të fuqishëm në mbështetje të barazisë dhe çështjeve gjinore në Shqipëri. Jam i sigurt që puna juaj drejtuese në këtë fushë do të vazhdojë. Ka qenë kënaqësi të punonim me ju në cilësinë e Ministres dhe mirëpresim çdo bashkëpunim me ju në të ardhmen. Ne vlerësojmë atë që ju keni bërë për Shqipërinë dhe për marrëdhëniet Shqipëri SHBA

Sërish përgëzimet më të përzemërta.

Sinqerisht

Donald Lu

 

Letra e drejtuar ministres së ardhshme Gjoni:

E nderuar znj Ministre e emëruar Gjoni

Në emër të kolegëve në Uashington dhe të Ambasadës e SHBA-ve në Tiranë, dëshiroj t’ju përgëzoj për emërimin tuaj si Ministrja e ardhshme e Drejtësisë. Ne bashkëpunuam ngushtësisht me ish Ministrin e Drejtësisë Petrit Vasili dhe presim të bashkëpunojmë edhe me ju.

Kolegët e mijë në Ambasadën amerikane të cilët punuan me ju kur ju ishit pjesë e Komitetet Shqiptar të Helsingit dhe në Konsortiumit Ndërkombëtar të Grupit të Punës për Reformën në Drejtësi, kanë sugjeruar se ju jeni një profesioniste e përkushtuar me një profil të gjërë ligjor. Ju keni një sfidë të jashtëzakonshme para jush pasi të bëheni Ministre në kohën më të rëndësishme të zbatimit të reformës në drejtësi.

Ne e dimë që ju jeni e angazhuar për të punuar për popullin shqiptar. Shpresojmë gjithashtu që ju do të punoni edhe për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve e Shqipërisë me SHBA-të.

Edhe njëherë, përgëzime të nrgohta.

Sinqerisht,

Donald Lu.

  

  

 

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.