Që pasi i vdiq miku, 71 vjeçari u jep dhurata të huajve
Ky 71-vjeçar i ka vënë vetes një nofkë të pazakontë sepse fundjavën e kalon duke u dhënë dhurata të huajve. Myron Boyer ka kaluar 6 vitet e fundit duke u dhënë karfica antike kalimtarëve përreth Portlandit në Oregon. Ai zakonisht merr një duzinë karficash të cilat i ngjit në këmishë, kështu mund t’i dhurojë të gjitha.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai thotë se thjesht gëzohet kur dhuron karficat antike. Ndoshta mund të duket si një gjest i pazakontë, por personaliteti i shkëlqyer i Boyer përgjithësisht i bind njerëzit se nuk ka aspak qëllim të keq.
“Unë flas me të gjithë. Unë thjesht nuk mund të ndihmoj veten”, tha ai.
Boyer filloi rutinën e dhënies së dhuratave pasi miku i tij, Bob Lamberson, vdiq nga ndërlikime gjatë trajtimit të leuçemisë. Miku i tij i ndjerë adhuronte diamantet e rreme dhe gjërat me shkëlqim, kështu që Boyer sigurohej t’i jepte bizhuteri, ndërsa ishte duke u trajtuar.
Pasi Lamberson vdiq në vitin 2012, Boyer ua dha infermierëve që u kujdesën për mikun e tij dhe që nga ajo kohë ka vazhduar t’i japë për të huajt.
Edhe pse ai merr disa ulje nga dyqani antik në të cilin i blen shumë nga bizhuteritë, thotë se ka shpenzuar mijëra dollarë për dhurata. “Të vendosësh buzëqeshje një ditë në fytyrën e dikujt e bën botën më të mirë,” tha 71 vjeçari.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
