Pushuesit bëjnë “kërdinë” në Durrës, i mbyllën gropën Bashkisë
Qyeti i Durrësit gjatë muajit gusht gëlon nga pushuesit, të ardhur dhe vendas. Tek Shkëmbi i Kavajës, nga ku janë shkrepur këto foto, siç duket Bashkia ka hapur disa gropa për të bërë punime.
Këto gropa fatkeqësisht janë mbushur me mbeturina të hedhura nga pushuesit e pallateve pranë. Pamjet duken vërtet jo të këndshme për këtë sezon turistik. Një pjesë e madhe e njerëzve kanë shkuar të shijojnë disa ditë pushime qoftë në Durrës apo diku tjetër, larg ajrit të rënduar të qyteteve, por ja çfarë ndodh, raporton pozitivi.org.
Po këta pushues përtojnë të shkojnë deri te koshi i mbeturinave. Mesa duket kanë preferuar të dëgjojnë me javë të tëra erën e tmerrshme të mbeturinave. Ky problem vjen edhe si pasojë e mungesës së koshave afër pallateve. Qytetari që dërgon këto foto për pozitivi.org shprehet se pranë pallateve nuk ka asnjë kosh, duhet të ecësh shumë që t’i hedhësh në vendin e duhur. Në mëngjes pushuesit përballen me erën e keqe të mbeturinave poshtë pallatit, ndërsa kur shkojnë pranë detit tmerrohen nga ujërat e zeza.
Videoja e sjellë për pozitivi.org tregon çfarë i shqetëson kaq shumë njerëzit që po bëjnë pushime në zonën e plazhit Golem 1. Mëngjesi sapo ka ardhur, pranë detit, në ajërin e freskët të fillimit të ditës, në njërën anë vijnë dallgët e fuqishme që përplasen me këmbët e vajzave që po shëtisin buzë bregut dhe në anën tjetër gropa e madhe e ujërave të zeza nën sipërfaqe të rërës, rrjedh ngadalë, shkruan pozitivi.org.
Era e keqe përhapet nga mëngjesi deri në darkë. Pushuesit të pamundur të bëjnë diçka për të ndryshuar këtë situatë, preferojnë të zhyten në det e të vazhdojnë me rutinën e përditshme derisa ato dy javë të kalojnë e çdokush të shkojë andej nga erdhi./Pozitivi.org/


VIDEO
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
