Forcat shqiptare shpëtojnë 115 sirianë, mes tyre 45 fëmijë
23/10/2017 Shpërndaje

Forcat shqiptare shpëtojnë 115 sirianë, mes tyre 45 fëmijë

Forcat e Armatosura gjatë orëve të fundit u kanë ardhur në ndihmë 115 shtetasve Sirianë. Anija shqiptare “Oriku”, ka ndërhyrë dhe ka shptëtuar 115 sirianëve, mes të cilëve 45 kanë qenë fëmijë. Lajmin e mirë e ka dhënë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila me anë të një postimi në rrjete sociale shkruan se “ekipet tona në misionet ndërkombëtare të kërkim – shpëtimit janë aty për të na bërë krenarë, çdo ditë e më shumë”.

“Djemtë tanë vazhdojnë të shpëtojnë jetë njerëzish në detin Egje, përgjigja më e mirë për të gjithë ata që kërkojnë të përbaltin Forcat tona të Armatosura. Në dy operacione të njëpasnjëshme gjatë orëve të fundit, ekuipazhi i anijes “#Oriku” ka sinjalizuar dhe ka ndërhyrë për t’i ardhur në ndihmë 115 shtetasave sirianë, 45 prej të cilëve fëmijë. Ekipet tona në misionet ndërkombëtare të kërkim – shpëtimit janë aty për të na bërë krenarë, çdo ditë e më shumë”, shkruan ministrja.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.