Profesoresha fisnike, mban në shpinë gjatë leksionit fëmijën e studentit
01/10/2019 Shpërndaje

Profesoresha fisnike, mban në shpinë gjatë leksionit fëmijën e studentit

Gjesti i një profesoreshe në universitet në SHBA është shpërndarë masivisht në rrjete sociale.

Ramata Sissoko Cissé profesoreshë ndihmëse e biologjisë në Kolegjin Gjeorgjian Gëinnett në periferinë e Atlantës, ka mbajtur në shpinë për 3 orë foshnjën e një studenti, në mënyrë që të mos ndërpritet procesi mësimor, si dhë për ti dhënë mundësinë studentit të jetë i përqendruar në mësim.

Ndërkohë që jepte leksione në lëndën e autonomisë, ajo kujdesej edhe për fëmijën e studentit. Më vonë ajo u shpreh se këtë veprim e bëri, që prindi i vajzës të merrte shënimet gjatë kohës së leksionit.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.