Pit Bull shpëton familjen nga zjarri
13/06/2018 Shpërndaje

Pit Bull shpëton familjen nga zjarri

Një pitbull me emrin Sasha është përshëndetur si një hero pasi ndihmoi në shpëtimin e familjes ku kishte rënë zjarr. Pronarja e Sashës, Nana Chaichanhda, ishte në gjumë të thellë kur qenushja filloi të gjuante derën e pasme. E shqetësuar nga shpërthimi i papritur i qenit në këtë orë, Chaichanhda shkoi për ta futur brenda.

“Pasi hapa derën ajo filloi të më lehë si e çmendur, por me vete thashë se kjo nuk është Sasha”, u shpreh ajo. Sasha menjëherë vrapoi drejt e në dhomën e vajzës 7-vjeçare të Chaichanhdës. Lehja e paralajmëroi Chaichanhdën për faktin se shtëpia ishte në zjarr. Flakët po përhapeshin shpejt. Nëna 30-vjeçare u kthye brenda për të marrë vajzën por Sasha kishte shkuar përpara saj dhe po përpiqej ta nxirrte te voglen duke e kapur nga pelena.

Falë veprimeve të shpejta të qenushes, familja ishte në gjendje të shpëtojë nga zjarri, të zgjojë fqinjët, të cilët telefonuan 911 për t’u ardhur në ndihmë.  “Unë i kam borxh Sashës jetën time dhe atë të fëmijëve të mi. Ajo na shpëtoi të gjithëve. Eshtë heroina jonë”, shkroi Chaichanhda në faqen e fushatës që e motra ka ndërmarrë për t’u  ardhur në ndihmë në rikonstruktimin e shtëpisë.

 

 

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.