Për çfarë na shërben çaji matcha?
Matcha është lloj i çajit të gjelbër, gjethet e të cilit thahen dhe shndërrohen në pluhur, i cili është një nga preparatet më të njohura natyrale për rritjen e qëndrueshmërisë fizike dhe energjisë. Me ane te çajit matcha mund të largoni toksinat, metalet e rënda dhe papastërtitë nga organizmi. Pasi që rritet në hije, matcha është më e pasur me klorofil se sa çdo çaj tjetër i gjelbër dhe për këtë arsye është shumë efikas në pastrimin e organizmit, nuk ka efekte anësore, nuk dëmton organizmin, nuk rrit shtypjen e gjakut. Mjeku popullor Ylli Merja na njeh me gjeresisht me perdorimin dhe efektet e cajit matcha.
E dinit që Matcha është perime e përdorur si bimë që qetëson kollën dhe dhimbje apo sëmunde të ndryshme. Ndiqni shpjegimin e Ylli Merja
Matcha ndryshe nga bustinat e zakonshme të çajit, ky lloj ju jep mundësinë të konsumoni të gjithë gjethen dhe pikërisht për këtë arsye, është më e pasur me vlera ushqyese dhe antioksidues, sesa çaji me bustinë. Ja disa nga vetitë e çajit jeshil, që te matcha gjenden të shumëfishuara dhe kryesorja, dozat që duhen përdorur sipas grupmoshave.
Po si mund të përgatisim çajin matcha? Ylli Merja ndan për pozitivi.org recetën për të gjitha grupmoshat.
Disa kuriozitete
Edhe pse matcha ka një sasi të mirë kafeine, ajo nuk do t’ju shkaktojë nervozizëm. Përkundrazi, matcha redukton ankthin për shkak të përmbajtjes së lartë të L-theaninës. Ky aminoacid pakëson efektin stimulues të kafeinës në sistemin nervor, duke prodhuar një gjendje energjike dhe të fokusuar.
Matcha është ka përmbatje të lartë të katekinës të quajtur EGCG (epigallocatechin gallate), e cila besohet se ka efekte kundër kancerit në trup. Studimet kanë lidhur çajin jeshil me një sërë përfitimesh shëndetësore, si ndihma në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2 dhe kancerit, madje edhe inkurajimi i humbjes së peshës. Ndërsa humbisni kalori më shpejt, çaji Matcha ju ndihmon të digjni yndyrën e barkut dhe të humbni centimetra rreth belit
Origjina e fjalës
Në fakt, fjala Matcha vjen nga japonishtja: “ma” përkthehet në fërkim ose “e bluar”, ndërsa “cha” do të thotë çaj. Çaji japonez Matcha është një pluhur i imët i bërë nga gjethet e çajit jeshil. Si çdo çaj, Matcha është bërë nga bima e çajit Camellia sinensis.
A duhet përdorur çdo ditë?
Po, matcha është e sigurt për përdorim të përditshëm. Aspekti më i rëndësishëm për të cilin duhet të jeni të vetëdijshëm kur bëhet fjalë për sasinë e matcha që konsumoni është përmbajtja e saj e lartë e kafeinës. Ashtu si me kafenën, duhet të konsumoni matcha me moderim, të dëgjoni trupin tuaj dhe të shmangni kafeinën më vonë se mesdita.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
