Pasi zyrtarizoi gjuhën shqipe, Maqedonia nderon Skënderbeun me pullë postare
13/01/2018 Shpërndaje

Pasi zyrtarizoi gjuhën shqipe, Maqedonia nderon Skënderbeun me pullë postare

Ditën e djeshme në Kuvendin e Maqedonisë është miratuar  me 69 vota pro ligji për të bërë zyrtare gjuhën shqipe në të gjithë territorin e këtij vendi. Pas këtij vendimi historik që u përshëndet nga përfaqësues të politikës shqiptare bëhet me dije se sot Maqedonia ka emetuar një pullë postare në nder të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kjo  shënohet në nder të heroit tonë me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së tij.

Këtë lajm e ka bërë me dije ambasadori shqiptar në Maqedoni, Fatos Reka përmes një postimi, ku vërehet se pulla e re postare mban emrin dhe foton e Skënderbeut.  “Posta e Maqedonisë ka emërtuar sot pullën postare për të nderuar 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergji Kastrioti Skënderbeu”, shkruan Reka. 2018 është shpallur viti i Skënderbeut dhe nga kryeministri Edi Rama dhe priten jo pak surpriza.

Viti 2018 i shpallur si viti i Skënderbeut nga qeveria “Rama 2” përkon me 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar. Skënderbeu lindi në vitin 1403. I përkiste familjes së Kastriotëve. I ati Gjon Kastrioti, ishte udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava. Ai vdiq në me 17 janar 1468 në Lezhë.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.