Adoleshentja shkruan roman kriminalistik, për martesat me detyrim
20/05/2019 Shpërndaje

Adoleshentja shkruan roman kriminalistik, për martesat me detyrim

Një roman kriminalistik i shkruar nga një 14 vjeçare, është një rast jo shumë i zakontë. Së fundmi për këtë është përfolur një 14 vjeçare shqiptare dhe ajo është Gerta Miftari.

Adoleshentja ka ambicie dhe hobi ndryshe nga bashkëmoshatarët. Shkruan, dhe së fundmi një roman kriminalistik, ç’ka nuk është fort e zakonshme për një vajzë të moshës së saj. Romani quhet “Coldhearted Mafia Boss” (shefi mafioz me zemër të ftohtë) por ende nuk ka gjetur një botues.

“Unë lexoj shumë”, thotë 14-vjeçarja, prindërit e të cilës vijnë nga Kosova. “Duke lexuar ndodh edhe të zemerohem kur gjërat që mua më pëlqejnë, nuk ndodhin në librat që i lexoj. Për këtë arsye unë shkruaj në mënyrën si më pëlqen mua. Ndërsa fantazia për një gjë ushqehet përmes leximit”, shkruan Albinfo.ch. Aktualisht, Gerta është në kërkim të një botuesi  për të cilin ajo parapëlqen të jetë gjerman, i cili shpreson të mund t’ia ofrojë produktin e saj digjital edhe në formë të shtypur,

Romani është shkruar në gjuhën angleze dhe ka mbi 90.000 fjalë. Varësisht dizenjit që do marrë mund të arrijë deri në 400 faqe. Tregimi i saj që ka për subjekt martesat me detyrim, përbëhet nga 54 pjesë.

Tregimi i saj që ka për subjekt martesat me detyrim. I përmbledhur ky është thelbi i romanit: Clare Dixon, e lindur në Kosovë dhe e rritur në Amerikë, ka prindër të pasur. Këta duan që, për të ruajtur perandorinë e tyre familjare, vajzën 20 vjeçe ta martojnë me detyrim me Daemon Thompson-in, pak më i vjetër se ajo. Ky është shef i një firme dhe njëri ndër njerëzit më të pasur në botë. Por Thompson është pjesëtar i mafias dhe përmes tij Clara kupton shumë gjëra për familjen e saj, që janë shokuese për të.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.