“Partia dhe shqiptarët më kanë sjellë sukses”, Dibrani fiton mandatin e tretë si deputet në Suedi
17/09/2018 Shpërndaje

“Partia dhe shqiptarët më kanë sjellë sukses”, Dibrani fiton mandatin e tretë si deputet në Suedi

Adnan Dibrani ka fituar mandatin e tretë si deputet në Parlamentin e Suedisë. Ai ndihet mirë për këtë sukses, të cilin thotë se e ka arritur falë përkrahjes së bashkatdhetarëve që jetojnë në Suedi dhe partisë.

“Partinë dhe shqiptarët i kam pas krah, prandaj ka ardhur suksesi. Është shumë ndjenjë e mirë, veçanërisht pasi kjo është hera e tretë që zgjidhem si deputet. Ka pasë edhe shqiptarë të tjerë në garën zgjedhore, por që tash pas zyrtarizimit të rezultateve kanë mbetë nëpër nivele të tjera, nëpër komuna”, ka thënë ekskluzivisht për Klan Kosova Dibrani.

“Kam pasë partinë mbrapa, në fushatë kam hyrë me përkrahjen e partisë dhe normal kur e ke partinë e fortë vjen suksesi”. Dibrani ka thënë se ka pasur rreth 6% të votave të partisë, ndërsa ka përmendur se të gjithë ata që kanë mbi 5% të votave nga totali sa ka partia, e kanë të sigurt ulësen në parlament.

Është Partia Socialdemokrate së cilës i përket, ka dalë fituese e zgjedhjeve me mbi 28%, duke lënë pas bllokun e djathtë. Tashmë që fitoi mandatin e tretë si deputet, Dibrani thotë se do t’i pikasë interesant e shqiptarëve që jetojnë atje. “Tërë kohën i ngre problemet me të cilat përballen shqiptarët, por edhe të tjerët. Unë vazhdimisht jam në kontakt si me Ambasadën e Shqipërisë, ashtu edhe me të Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”.

Edhe pse sapo ka fituar mandatin e 3, pas katër vjetësh deshiron të garojë edhe për mandatin e katërt. Deputeti ka emigruar bashkë me familjen nga qyteti i Mitrovicës për në Suedi në moshën 7 vjeçare, në vitin 1992 .

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.