Paketa anti-shpifje/ Media braktis Kuvendin, gazetarët në protestë
18/12/2019 Shpërndaje

Paketa anti-shpifje/ Media braktis Kuvendin, gazetarët në protestë

Ndërkohë që në seancën plenare të ditës së sotme në Kuvend pritet të kalojë për miratim paketa e njohur si paketa e  “anti-shpifjes”, media dhe gazetarët kanë dalë në protestë që prej orës 09:30 të mëngjesit të sotëm, kundër këtij projektligji të propozuar nga qeveria dhe kryeministri Rama.

Me pankarta në duar dhe përpara kamerave që e kanë përcjellë nga fillimi deri në tani këtë protestë, janë përcjellë mesazhe të veçanta në mbrojtje të lirisë së fjalës.

Më poshtë janë disa foto të protestës së sotme në kundërshtim të paketës antishpifje e cila do të lejojë Autoritetin e Mediave Shqiptare (AMA) dhe Autoritetet e Komunikimit dhe Postës (AKEP), të bllokojnë menjëherë faqet e internetit të mediave dhe të vendosin gjoba të tepërta për çdo shkelje të dinjitetit dhe intimitetit. Do të prezantonte gjithashtu kërkesa të detyrueshme regjistrimi për mediat online.

Si rrallëherë mediet kanë bojkotuar seancën plenare ku pritet të miratohet paketa antishpifje dhe janë fokusuar te protesta e gazetarëve.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.