Njihuni me vogëlushen me flokët më të gjata në Tiranë
Një bukuroshe e vogël me yll në ballë. Është 5 vjeç dhe quhet Rajna Koxha. Jeton në Tiranë me prindërit dhe motrën e vogël, 1 vjeçe, Kejsin, shkruan pozitivi.org. Erdhi në jetë më 14 shkurt në ditën e të dashuruarve, ndaj dashuria s’i ka munguar në asnjë ditë të jetës së saj. Me flokë të gjata deri në gju ka arritur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve ngado që shkon. 5 vjeçarja tashmë në lagje njihet si vogëlushja me flokë të gjata. Që kur ka lindur nuk i ka prerë asnjëherë tregon e ëma, ndërsa Rajna në video, nga emocionet tha vetëm njëherë majat.
Nuk ndodh shpesh të shohim një 5 vjeçare me flokë kaq të gjatë e të dendur. Aq sa ka shtatin ka dhe flokët, por kjo se pengon aspak vogëlushen të gëzohet dhe argëtohet si të gjithë moshatarët. Deri më tani mund të jetë vogëlushja me flokët më të gjatë në Tiranë, derisa dikush tjetër në moshën e saj ta thyejë këtë rekord. Gjatë një bisede, e ëma e Rajnës tha se dëshirën më të madhe për t’ja rritur flokët vajzës e ka pasur i ati. Flokët e arta të voglës po i bien deri në gju ndaj do shumë kohë për t’ja rregulluar çdo ditë. Pavarësisht kësaj Juli, e ëma tregon për Pozitivin se e bën me kënaqësi një gjë të tillë. E vogël dhe tepër e zgjuar, të afërmit i thërrasin “Nushi”, por asaj i pëlqen më shumë t’i thonë princesha e babit.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
