Spitalet nuk përballojnë pajisjet, doktori përdor shishet e shampove, ul vdekshmërinë me 75 për qind
24/09/2018 Shpërndaje

Spitalet nuk përballojnë pajisjet, doktori përdor shishet e shampove, ul vdekshmërinë me 75 për qind

Një mjek në Bangladesh ka gjetur një zgjidhje për sherimin e qindra mijëra foshnja, duke përdorur shishet e hedhura të shampove.

I kthyer pas në kohë në 1996, Dr. Mohammod Chisti ishte duke punuar në turnin e parë si një mjek praktikant kur ishte dëshmitar i vdekjes së tre fëmijëve si pasojë e pneumonisë. Kjo ngjarje i theu zemrën dhe e nxiti të gjejë zgjidhje për shkallën e lartë të vdekshmërisë së fëmijëve të lidhur me pneumoni  dhe rezultati është i jashtëzakonshëm.

Pneumonia është një infeksion i rrezikshëm që shkakton fryrje të mushkërive dhe mbushjen e tyre me lëngje, duke e bërë të vështirë frymëmarrjen. Zakonisht, gjendja mund të trajtohet me një ventilator që ndihmon pacientin të marrë frymë por duke qenë se kushton mesatarisht rreth 15,000 dollarë, shumë spitale në vendet në zhvillim nuk mund të ofrojnë pajisjet e përshtatshme.

Infeksioni u rendit si shkaku numër një i vdekshmërisë tek fëmijët nën moshën pesë vjeçare në vendet në zhvillim, në atë kohë dhe Bangladeshi kontribuoi shumicën e atyre vdekjeve pasi fëmijët e kequshqyer janë veçanërisht të prekur nga kjo gjendje.

Ndërsa Chisti po studionte në Australi, u prezantua me një lloj tjetër ventilatori që përdorte flluskë-CPAP (presion i vazhdueshëm pozitiv i rrugëve të frymëmarrjes). Makina përdor një tub që furnizon frymëmarrjen e një fëmije në një ‘vaskë’ uji, e cila krijon flluska që shtypen dhe kthehen në mushkëri të pacientit. Kjo ndihmon në përmirësimin e mushkërive të pacientit në mënyrë që të mund ta kapërcejnë infeksionin.

Për fat të keq, këto ventilatorë kushtojnë rreth 6,000 dollarë, që është ende shumë e kushtueshme për vendet më të varfra.

Një ditë, Chisti vuri re një shishe shampoje të hedhur që qëlloi e mbushur me flluska. Kjo i kujtoi ventilatorin që kishte parë në Australi dhe u frymëzua të përdorte shishet si bazë për një dizajn më të lirë.

Ai e testoi ventilatorin e improvizuar me shishen  e shampos tek disa pacientë dhe u habit kur zbuloi se ata u shëruan pothuajse brenda natës. Chisti dhe ekipi i tij hulumtues zhvilluan një studim të rastësishëm 2-vjeçar. Ventilatori i tij uli me 75% vdekjen e foshnjave me pneumoni.

Kjo është përafërsisht e njëjta shkallë e arritur në spitalet më të pasura që përdorin ventilatorët konvencionalë, me ndryshimin e vetëm, se ka bërë 90% shpenzime më pak për trajtimin e pneumonisë.

Pajisja e Chistit është duke u testuar në spitalet etiopiane dhe doktori i mirë shpreson se shpikja e tij do të fillojë të përdoret nga institucionet mjekësore në mbarë botën.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.