Nëna e 3 fëmijëve realizon “udhëtimin e jetës”, thyen rekordin: Personi më i shpejtë me biçikletë
21/09/2018 Shpërndaje

Nëna e 3 fëmijëve realizon “udhëtimin e jetës”, thyen rekordin: Personi më i shpejtë me biçikletë

Denise Mueller-Koreni sapo ka thyer rekordin si personi më i shpejtë në një biçikletë, një rekord që më parë ishte mbajtur nga një burrë. Hipur mbi një biçikletë të bërë me porosi, Mueller-Korenek thyen rekordin në Bonneville Salt Flats në Utah duke ecur 183.9 milje në orë.

Biçikleta e 45-vjeçares ishte në anën e pasme të një makine garash që ishte duke u ngarë nga shoferja profesionale femër Shea Holbrook derisa arriti 100 kilometra në orë.

Kjo nuk është hera e parë që nëna e tre fëmijëve ka qenë në një udhëtim me biçikletë. Ajo u tërhoq nga të qenit një kampion në konkurse çiklizmi në mënyrë që të mund të bëhej me familje.

Rekordi për çiklistin më të shpejtë në një biçikletë është thyer 10 herë të ndryshme nga burrat, gjatë gjithë rrjedhës së shekullit të kaluar. Titullari i fundit ishte çiklisti holandeze Fred Rompelber, që arriti 167 milje në orë në 1995.

Mueller-Korenek festoi arritjen e saj duke bërtitur nga gëzimi. Rekordi ende duhet të konfirmohet nga Recordet Botërore të Guinnessit, megjithëse duket se Denise ishte mjaft e lumtur që kompletoi  “udhëtimin e jetës së saj”.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.