Muzikantja i jep “lamtumirën” shtëpisë së saj të bombarduar, luan në piano melodinë e preferuar
Muzika është përdorur si simbol rezistence nga ana e ukrainasve ndaj armikut të tyre rus.
Në një kohë kur ukrainasit braktisin qytetet dhe vendin e tyre, një muzikante i ka dhënë lamtumirën e fundit shtëpisë së saj të rrënuar nga bombardimet duke luajtur me piano.
Për herë të fundit para se të largohej nga qyteti ajo ka shkuar në shtëpinë e saj për të luajtur melodinë e preferuar.
Në videon që po bëhet virale ajo shihet teksa luan me sy mbyllur melodinë e saj të preferuar. Personi që mban kamerën ne dorë na tregon hapësirën rreth saj e cila nuk i ngjan me një shtëpie.
Ky nuk është rasti i vetëm që ukrainasit kanë përdorur muzikën si simbol rezistence. Një bandë është parë të luajë një mini koncert në një qytet të Ukrainës teksa forcat ruset vijonin bombardimet.
Pianistja profesioniste Irina Maniukhina fshiu hirin në pianon e saj dhe vendosi të luante pak muzikë pasi një bombë ra vetëm 10 metra larg saj në Bila Tserkva, në jug të kryeqytetit ukrainas.
48-vjeçarja nëna e dy fëmijëve është detyruar të largohet nga vendi ku u rrit pas sulmit nga forcat ruse por fillimisht iu desh një minutë për të luajtur në pianon e saj për herë të fundit mes rrënojave.
/Pozitivi.org
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
