Mrekulli për t’u kujtuar nëse ke humbur besimin
Mrekullitë janë ngjarje që ndodhin përtej fushës së ligjeve natyrore dhe shkencore. Mrekullitë janë dëshmuar gjatë historisë dhe shpesh quhen si “ndërhyrje hyjnore” ose magji.
Madje edhe Stephen Hawking, pranon se jeta, është një dukuri tepër e pakuptueshme. Pavarësisht nga përkatësia fetare ose shpirtërore, disa ngjarje që vazhdojnë të ndodhin nuk mund të shpjegohen. Sakaq ndodhin shumë ngjarje të pafavorshme dhe shpesh na bëjnë të besojmë tek diçka më e madhe se ne.
Të gjithë e humbasin besimin shpesh, nëse e vendosim besimin te perëndia, universi, fati, njerëzimi etj. Ndonjëherë, na duhet diçka për ta rikthyer sërish duke kujtuar mrekullitë. Më poshtë janë disa mrekulli që duhet të kujtoni çdo herë që humbisni besimin.
Truri njerëzor; Ndoshta mrekullia më e madhe në historinë e botës gjendet brenda kafkës suaj. Truri është pjesa më e panjohur dhe e shumëllojshmë e trupit të njeriut, që na ndihmon të mendojmë, të arsyetojmë, të kujtojmë, të mësojmë dhe të duam.
Konsideroni këtë: një pjesë e indeve të trurit në madhësinë e një kokrre kripë përmban 100,000 qeliza të vogla elektrike të quajtura neurone. Këto neurone janë të lidhura me njëra-tjetrën. Në total, vlerësohet se truri përbëhet nga rreth 86 deri në 100 miliardë neurone që përpunojnë më shumë se 50,000 mendime në ditë.
Saktësia e universit; Stephen Hawking kishte të drejtë kur tha se ekzistenca jonë është një dukuri e pakuptueshme. Shkencëtarët janë të habitur nga saktësia e Universit dhe si duket se është projektuar për të lejuar ekzistencën e jetës.
Vetëdija; Vetëdija njerëzore ka shqetësuar shkencëtarët që nga agimi i neuroshkencës. Disa shkencëtarë të trurit e atribuojnë vetëdijen një zone të vogël të korteksit paraballor të trurit që është unike për njerëzit, një zonë që nuk zhvillohet derisa një i mitur është pesë muajsh.
Eksperiencat pranë vdekjes; Historitë kanë shumë njerëz që deklarohen klinikisht të vdekur (“truri i vdekur”). Të tjerë kanë përvoja thellësisht shpirtërore dhe fetare; disa nënshtrohen një transformimi të plotë identiteti pasi e shikojnë veten njëherë pranë vdekjes.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
