Motrat takohen për herë të parë 75 vjeç
22/10/2019 Shpërndaje

Motrat takohen për herë të parë 75 vjeç

Dy motra u ribashkuan për herë të parë pas 75 vjetësh në Aeroportin Metropolitan në Detroit falë testit të ADN-së.

Jackie Murphy, 80 vjeç, më në fund takoi motrën e saj Suzan Baekkelund, 76 vjeç, pasi bënë testin e ADN-së.

Suzana u dha për adoptim nga e ëma ndërsa Jackie u rrit nga nëna e tyre biologjike. Suzanës nuk iu tha kurrë se ishte birësuar. Fati e deshi që të dyja motrat të takohen me njëra-tjetrën pas 75 vjetësh, pas një periudhe shumë të gjatë kohore.

Kushëriri i Jackie ishte duke bërë një provë për të kërkuar paraardhësit e tyre. Në të njëjtën kohë, vajza e Suzan bëri një test ADN-je.

Kjo ndodhi kur të dyja palët filluan të bashkëpunojnë për të gjetur të afërmit e humbur.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.