Mjekja me origjinë shqiptare që i bie çiftelisë
16/04/2018 Shpërndaje

Mjekja me origjinë shqiptare që i bie çiftelisë

Ilire Kozhani, mjekja me origjinë shqiptare, e lindur dhe rritur në Biel/Bienne, ka një pasion të veçantë për folklorin, sidomos të luajë çifteli.

Përveç profesionit të mjekes që e ushtron çdo ditë, 34-vjeçarja gjen kohë edhe për çiftelinë, duke qenë anëtare në Ansamblin “Vatra”.

Edhe pse ka lindur në Zvicër, gjuhën shqipe e njeh dhe e flet mjaft mirë, falë babait të saj, Adem Kozhani, i cili ishte një nga nismëtarët e parë të shkollës shqipe në Zvicër.

Çiftelinë e ka mësuar që e vogël, sepse familja e saj gjithmonë ka qenë e frymëzuar nga folklori shqiptar, ngase është rritur mes shumë kulturave.

Mjekja shprehet se çdo javë luan me çifteli, dhe asnjëherë nuk është ndarë nga identiteti kulturor shqiptar edhe pse ka lindur dhe është rritur atje. Agron Bajrami ishe mesuesi i parë i valles Shqipe në Zvicër, nga i  cili Kozhani mesoi hapat e parë të Artit dhe valleve tona të bukra.

Dëshirën e përflakur të artit dhe kulturës shqiptare e kultivoi që kur hyri në ansamblin “Luftëtarët e Lirisë“ në Biel Bienne. Për traditat dhe kulturën e vendit tonë flet shpesh, madje edhe me pacientët.

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.