Mjekja Gjirokastrite në karrige me rrota, përcjell një mesazh frymëzues për Vitin e Ri!
30/12/2017 Shpërndaje

Mjekja Gjirokastrite në karrige me rrota, përcjell një mesazh frymëzues për Vitin e Ri!

Dr. Vjollca Koko, vjen nga një familje e thjeshtë gjirokastrite që i ka mësuar të ecë në jetë me këmbëngulje dhe në fakt ia ka dalë. Edhe pse ndodhet në një karrige me rrota si pasojë e Sklerozës Multiple, sot është Mjeke Reumatologe në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe Kryetare e Shoqatës së Invalidëve Para dhe Tetraplegjikë, po në Gjirokastër. Gjatë një interviste për pozitivi.org disa kohë më parë tregoi se Fakultetin e Mjekësisë, e filloi në Universitetin e Tiranës me shtysën e prindërve, pa e ditur sëmundjen që kishte. Jeta i mori këtë rrjedhë në moshën 17 vjeçare.

Ajo është burim inspirimi për çdokënd që kërkon të heqë dorë nga ëndrrat. Koko ia ka dalë, të kujdeset mjaft mirë për veten dhe pacientët e saj. Ia ka dalë të ngrejë zërin, të kërkojë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, të drejtat e grave, duke vënë në dispozicion gjithë energjinë që e karakterizon. Disa kohë më parë gjatë një intervite për pozitivi.org Koko rrëfeu historinë e saj me detaje, rutinën e përditshme, vështirësitë, të mirat… LEXO intervistën

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.