Meritat për zbulimin ia ‘rrëmbeu’ një burrë, 44 vjet më vonë, shpërblehet gruaja shkencëtare
Duke punuar si gruaja e vetme në departamentin e fizikës në Universitetin e Kembrixhit, ajo ishte përgjegjëse për një nga zbulimet më të rëndësishme të shekullit të 20-të, por nuk është njohur deri më tani.
Jocelyn Bell Burnell në vitet ’60 shpenzoi shumë kohë për të qenë gruaja e parë që krijoi një ekip, duke hedhur milje kabllosh për të vendosur pajisjet që e lejonin të vështronte qiellin pas një teleskopi. Kete e arriti nën orientimin e një burri, Antony Hewish, një shkencëtar, që po kërkonte për kuazarë (objekte të ndritshme me origjinë të panjohur).
Më pas, një ditë më 1967, zbuloi katër burime qe dilnin nga pika të ndryshme në galaktikë dhe e dinte se do të zbulonte diçka të rëndësishme. 24-vjeçarja nga Irlanda Veriore kishte zbuluar yje me shpejtësi tjerrëse dhe shumë magnetizuese që janë sa madhësia e San Franciskos, por me formën e diellit.
Zbulimi i saj u botua në një revistë shkencore me reputacion, por emri i këshilluesit ishte renditur si autor i parë. Përkundër gjithë punës së saj, shkencëtarit që e udhëhoqi dhe një burri tjetër iu dha çmimi Nobel në Fizikë sikur zbulimin e kishin bërë ata.
“Unë mendoj se ai priste që unë të zemërohesha”, tha Bell Burnell për The Washington Post. Megjithatë, Bell ishte krenare që yjet e saj nxitën Komitetin Nobel për herë të parë për të njohur fushën e astronomisë me çmimin e njohur të fizikës.
Tani, gati një gjysmë shekulli pas zbulimit të saj, Bell i është dhënë Çmimi i Zbulimeve të Mëdha në Fizikë së bashku me një çmim prej 3 milion dollarë. Vetëm katër nga këto çmime janë dhënë ndonjëherë, dhe në fituesit e mëparshëm përfshihen Stephen Hawking, shkencëtarin përgjegjës për boson Higgs, dhe bashkëpunimin kërkimor që zbuloi për herë të parë valët gravitacionale.
“Zbulimi i Jocelyn Bell Burnell do të qëndrojë gjithmonë si një nga surprizat më të mëdha në historinë e astronomisë”, tha Edward Witten, kryetar i Komitetit të Përzgjedhjes. “Deri në atë moment askush nuk kishte ndonjë ide të vërtetë se si mund të vërehen yjet e neutronëve, nëse ato ekzistojnë … diçka që ka çuar në shumë përparime të mëvonshme”.
“Profesore Bell Burnell e meriton plotësisht këtë çmim. Kurioziteti i saj, vëzhgimet e zellshme dhe analiza rigoroze zbuluan disa nga objektet më interesante dhe misterioze në Univers”, shkroi Yuri Milner.
Për të bërë homazhe në luftën që ajo përjetoi si grua, Burnell thotë se do të përdorë paratë e çmimit për të krijuar një bursë për gratë, minoritetet dhe studentët e emigruar.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
