Megi pret flokët për fëmijët me kancer
“Asgjë s’më kushtoi për buzëqeshjen e tyre…”
Megi Koçibelli është 20 vjeç nga Pogradeci. E re, e bukur dhe me një dëshirë të madhe për të dhuruar buzëqeshje për fëmijët me kancer. Para disa kohësh Megi iu bashkua nismës “Një fije floku për më shumë buzëqeshje”, e organizuar një grup studentësh për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve me kancer.
Preu flokët që i kishte deri në fund të shpinës, e më pas i dhuroi për fëmijët me kancer. Gjesti dhe dëshira e 20 vjeçares për të prerë flokët nuk lindi rastësisht. Megi gjatë një interviste për pozitivi.org rrëfen se e frymëzuar nga faqet e huaja, që bënin fushatë të kësaj natyre, vendosi të kërkojë nismat që bëheshin në Shqipëri e më pas kontaktoi në faqen “Një fije floku për më shumë buzëqeshje”.
Sot, pas një viti e gjysmë, Megi shprehet e gatshme ta bëjë sërish një gjest të tillë nëse është nevoja. Dëshira për të ndihmuar është edhe më e madhe, por 20 vjeçarja nuk ngurron të bëjë aq sa ka në dorë, e aq sa kemi të gjithë dorë. “Të presësh e të dhurosh disa fije floku…”. Megi është 20 vjeçe dhe studjon Informatikë-ekonomike në Tiranë. Gjatë sezonit të shkollës jeton me shoqet në Tiranë, ndërsa në verë shkon në Pogradec të kalojë pushimet me familjen.
Megi rrëfen për pozitivi se nuk u pendua që i dhuroi flokët, madje ajo tashmë i mban vazhdimisht të shkurtra. Në fund, 22 vjeçarja nga Pogradeci, nëpërmjet pozitivi ka një mesazh për të gjithë bashkëmoshatarët: “Moshataret e mi do t’i ftoja ti ndihmonin fëmijët në nevojë me sa të mundeshin… edhe nëqoftese nuk kanë mundësi financiare, fëmijët gëzohen edhe me pak… ata gëzohen me disa fije floku, që askujt prej nesh nuk do i kushtonin. Mjafton edhe një vizitë e shkurtër që të luajmë me ta… fëmijët kanë nevojë në rradhë të parë për dashuri…
I ftoj patjetër që të dhurojnë flokët e tyre për fëmijët me kancer, që dhe ata të ndihen si fëmijët e tjerë, e t’jua bëjmë më pak të dukshme sëmundjen e tyre… Flokët rriten shumë shpejt, unë i kam prerë para më shumë se një viti, dhe brenda një viti mund të arrihet përsëri gjatësia fillestare… Asgjë nuk më kushtoi, për të dhuruar sadopak buzëqeshje fëmijëve mjafton një zemër e pastër dhe një vullnet i mirë për t’ju ndryshuar qoftë edhe një ditë”, tha ndër të tjera Megi.
Intervista për pozitivi me Megi Koçibelli:
1.Ti ke dhuruar flokët për nismën “Një fije floku për më shumë buzëqeshje” para disa kohësh. Pse e bere diçka të tillë?
Megi: Unë i kam pasur flokët mjaft të gjata… faktikisht kam parë në faqe të huaja që bëhej dhurimi i tyre dhe mendova pse mos e bëja dhe unë, do ishte një dhuratë e bukur për fëmijët… kërkova në internet se ku mund t’i dhuroja këtu në Shqipëri dhe pashë nismën “Një fije floku për më shumë buzëqeshje” dhe i kontaktova. Ishte iniciativa ime dhe faktikisht e dinë shumë pak persona…
2.Sa kohë ka kaluar që kur i ke dhuruar flokët? Mund të na e tregosh me foto sa i kishe floket para dhe pasi i preve?
Megi: Kanë kaluar disa muaj, një vit e gjys kam përshtypjen. Fotot:

3. T’u dhimbsën kur i preve flokët? Çfarë ndjesie është për ty kur e di që flokët e tua janë bërë shkak i buzëqeshjes së fëmijëve me kancer?
Megi: Jooo nuk mu dhimbsën aspak, e kisha me shumë deshirë, plus do kisha edhe një ndryshim në pamjen time … ndihem shumë mirë ne fakt, dhe shpresoj t’u kem sjellë sado pak buzëqeshje në fytyrat e tyre…
4.A do ta bëje sërsish një gjë të tillë ose diçka më shumë nëse do të të ishte nevoja?
Megi: Po patjeter, do e bëja sërish … nëse do kisha mundësinë do doja shumë të ndihmoja dhe financiarisht për çfarë atyre ju mungonte… apo edhe t’i takoja, por nuk e di sa do mund t’a perballoja dhimbjen e tyre, duke qenë se jam e ndjeshme ndaj këtyre situatave dhe ata kanë nevojë për t’ju dhënë forcë …
5. I ke takuar fëmijët për të cilët shkuan flokët?
Megi: Jo nuk i kam takuar, kam menduar që nuk është nevoja ta dinë se nga kush janë, mjafton që ata të jenë lumturuar… nuk kam takuar ndonjëherë fëmijë që vuajnë nga kanceri, për arsyen që iu thashë më sipër…
6.Me çfarë merresh në kohën e lirë përveç shkollës?
Megi: Jam një studente si gjithë të tjerët, duke bërë aktivitete të zakonshme duke qenë se shkolla ime perfshin informatiken, më pëlqen të harxhoj kohë me të edhe jashtë shkollës… më pëlqen shumë të dëgjoj muzikë, si dhe shëtitjet e gjata … kohen time te lire e kaloj me shoqerine, duke bere aktivitete te ndryshme… me pelqen te kem njohuri per kulturen e përgjithshme dhe harxhoj kohë duke lexuar kuriozitete, studime apo informacione për shkencat dhe artet.
7. Një mesazh që ke për të gjithë moshatarët e tu por jo vetëm, në lidhje me vullnetin per t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve në nevoje, qofshin ata që vuajnë nga kancer?
Megi: Moshataret e mi do t’i ftoja ti ndihmonin fëmijët në nevojë me sa të mundeshin… edhe nëqoftese nuk kanë mundësi financiare, fëmijët gëzohen edhe me pak… ata gëzohen me disa fije floku, që askujt prej nesh nuk do i kushtonin. Mjafton edhe një vizitë e shkurtër që të luajmë me ta… fëmijët kanë nevojë në rradhë të parë për dashuri… I ftoj patjetër që të dhurojnë flokët e tyre për fëmijët me kancer, që dhe ata të ndihen si fëmijët e tjerë, e t’jua bëjmë më pak të dukshme sëmundjen e tyre… Flokët rriten shumë shpejt, unë i kam prerë para më shumë se një viti, dhe brenda një viti mund të arrihet përsëri gjatësia fillestare… Asgjë nuk kushton, për të dhuruar sadopak buzëqeshje fëmijëve mjafton një zemër e pastër dhe një vullnet i mirë për t’ju ndryshuar qoftë edhe një ditë.
/Fotot të sjella për pozitivi/
© 2017 – 2018, Pozitivi. All rights reserved.
