Mali i Gjallicës mbuluar me dëborë
Mali i Gjallicës mbuluar me dëborë nga të gjitha anët. Kjo foto është realizuar nga F.Plaku. Gjalica është mali më i lartë i rrethit Kukës, 2489m mbi nivelin e detit i cili bën pjesë në vargun malor të Korabit (vargmal në skajin lindor të Shqipërisë, midis rrethit të Kukësit e atij të Dibrës) dhe shtrihet në skajin veri-lindor të këtij vargu, midis pellgut të Kukësit në veri-perëndim dhe pllajës së Shishtavecit në jug-lindje. Çdo vit, në dimër mbulohet nga bora dhe përcjell këtë pamje të bukur.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
