Lufta/ Sportistë elitarë nga Ukraina mbërrijnë në Shqipëri
30/03/2022 Shpërndaje

Lufta/ Sportistë elitarë nga Ukraina mbërrijnë në Shqipëri

Jo vetëm qytetarë të thjeshtë, por nga lusta në Ukrainë janë arritisur edhe sportistë. 10 sportistë elitarë mbërritën pasditen e kësaj mesjave në Elbasan.

Aty do të akomodohen për një periudhë ende të pacaktuar.

Ekipi me atletë të rinj nga Ukraina kryesisht nxënës dhe studentë do stërviten në pistën e stadiumit “Elbasan Arena” një nga më të mirat e këtij lloji në vendin tonë.

Në një të ardhme pritet që këtij grupi sportistësh ti bashkohen edhe dhjetra të tjerë. Që prej fillimit të luftës më 24 shkurt në Ukrainë ka ndodhur një eksod masiv emigrantësh. Shumë prej tyre kanë zgjedhur vendet fqinje. Një pjesë kanë ardhur edhe në Shqipëri.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.