
Mungesa e rrjetit të karikimit të makinave elektrike në vendin tonë pengon në blerjen e tyre
Ka kaluar një dekadë që kur u shfaqën makinat e para elektrike. Përparësitë e makinave elektrike ndaj makinave tradicionale me benzinë/naftë janë të shumta dhe kjo është arsyeja pse çdo vit ata fitojnë gjithnjë e më shumë besimin e shoferëve modernë. Ku tashmë shumë kompani të shërbimeve kanë bërë pjesë të tyre makinat elektrike, një ndër to është “Green Taxi”. Administratori i kësaj kompanie në intervistën për Pozitivi.org, Ervis Mehmeti tregon avantazhet e përdorimit të makinave elektrike.
A po shtohen në treg kompanitë që përdorin makina elektrike, dhe si ndikon kjo në konkurrencën e tregut?
Pjesa më madhe e kompanive po kalojnë në flota me makina elektrike gjithashtu shohim që çdo vit hapen kompani të reja. Sigurisht që shtimi i kompanive ndikon, pozitivisht dhe negativisht në të njëjten kohë. Që të mbash klientelën ekzistuese duhet vazhdimisht të luftosh për përmirësimin e shërbimit, por gjithashtu bën shumë të vështirë gjetjen e një stafi të kualifikuar.

Cilat janë avantazhet e të udhëtuarit në një makinë elektrike?
Duke qënë se makinat elektrike janë prodhime të 8 vjeçarit të fundit janë makina të reja komode, gjithashtu dhe mungon edhe zhurma shoqëruese e motorrit me hidrokarbure. Nga ana financiare nuk përbën ndonjë diferencë pasi cmimet janë të unifikuara sipas direktivave të bashkisë. Ndërkohë përbën një avantazh për të gjithë njerëzit që interesohen disi për mjedisin dhe ajrin e Tiranës, pasi nuk ka emetim gazrash të dëmshëm.
A ka karikues publikë të mjaftueshëm për të gjithë drejtuesit e makinave elektrike që do të kenë nevojë?
Ne kemi pikat tona të karikimit, po në djeninë tonë dhe komunikim me miq e të njohur kjo është një nga pengesat kryesore në mosblerjen e një automjeti elektrik. Karikuesat egzistues janë të pakët, kanë një proces karikimi të gjatë dhe shpesh herë jane difektoz. Gjithashtu mungesa e një rrjeti karikimi në gjithë Shqipërinë të pengon në blerjen e një makine elektrike pasi me një cikël baterie me shumë mundësi nuk arrin dot në destinacion pa patur një ndalesë shumë të gjatë rrugës.

Po në lidhje me ‘ankthin e distancës’ – sa larg mund të udhëtojë një makine Green Taxi plotësisht e ngarkuar?
Siç e përmenda dhe më lart dhe për ne i njëjti shqetësim është për udhëtimet. Ne kemi një perimetër të kufizuar ku na duhet ta mendojmë sa bateri ka ngelur, a kthehet dot makina duke marr parasysh dhe trafikun ose raste bllokimesh rruge për shkak të aksidenteve. Sigurisht që dhe makinat po prodhohen me një Range (gjatësia e kilometrave që kryen makina) më të lartë nga viti në vit, por nuk është aq e thjeshtë të investosh vazhdimisht në flotë të re.
A po priren klientët që të zgjedhin makinat elektrike për të udhëtuar, nëse po pse?
Nëse para 5 vitesh quheshe “Cool” me makina elektrike pasi ishin shumë pak në treg, tashmë është bërë e zakonshme por klientët vazhdojnë priren drejt nesh sepse makinat elektrike në shumicë dërrmuese janë pjesë kompanish, kështu që klientët ndihen më të sigurt duke udhëtuar me kompani sepse për çdo rast kanë se si të kontaktojnë për problematika apo ankesa, se sa në taksi private.
© 2023, Pozitivi. All rights reserved.