Lorik Cana rikthehet më pranë shqiptarëve
17/09/2017 Shpërndaje

Lorik Cana rikthehet më pranë shqiptarëve

Kapiteni  historik i kombëtares shqiptare Lorik Cana siç duket  tashmë do të jetë më pranë Shqipërisë dhe botës së futbollit në vendin  tonë.

Lorik Cana prej kohësh është larguar nga futbolli, por tashmë është rikthyer sërish në Shqipëri. Ish-qendërmbrojtësi i njohur edhe pse lajmëroi se do largohet nga futbolli si duket zemra nuk ia bën të shkëputet komplet. Së fundmi Loriku është shfaqur në emisionin e Andi Nurajt dhe Eva Muratit në rolin e analistit për sfidat e Champions League.

Mësohet se pas çdo ndeshje futbolli të Champions-it Loriku do të jetë i ftuar të komentojë situatën. Loriku ka qenë dhe mbetet kapiteni historik i kombëtares shqiptare, pasi ka dhënë një kontribut të madh në ngritjen e ekipit ndër vite.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.