Agjentja ëngjëll, ndihmon miqtë të mos humbasin pushimet
26/10/2018 Shpërndaje

Agjentja ëngjëll, ndihmon miqtë të mos humbasin pushimet

Ne dëgjojmë aq shumë në media për linjat ajrore dhe ekuipazhet e fluturimit kur bëjnë diçka të gabuar, por ky është rasti të tregojmë diçka të mirë.

Në gusht, mikesha ime Christine dhe unë u përgatitëm të lëmë Atlantan, për një pushim 10-ditor në Lisbonë të Portugalisë.

Por Christine kishte marrë pasaportën e skaduar me vete. Ne menjëherë thirrëm një mik që të shkonte të merrte të saktën dhe ta sillte në aeroport, por nuk kishim shumë shpresë se do të vinte në kohë, para se të niseshim.

Prita aq kohë sa ishte e mundur para se të shkoja te porta hyrëse. Vendosa të pyes agjenten e portës se në çfarë ore do të mbyllej zyrtarisht fluturimi. Pasi më tha orën më pyeti përse. I shpjegova situatën në të cilën ishim dhe e pyeta për fluturime të mëvonshme për mikeshën time. Ajo ishte dashamirëse dhe po kërkonte për orare të tjera, por nuk kishte.

Për kënaqësinë time, kisha zënë vend në zonën e komfortit. Më pas u ula në vendin tim. Pak më vonë një punonjëse m’u afrua për të ndërruar vendet dhe i thashë të më mblidhte gjërat. Një çift që kishte paguar për shërbim të mirë por një monitor televiziv mungonte në vendin e gruas. Unë shpresoja që të fle gjatë fluturimit, kështu që isha i lumtur të ulem në vendin ku mungonte ekrani.

Fillova të mendoj se i gjithë udhëtimi do ishte si një dënim, derisa, pak minuta më vonë, punonjësja u kthye dhe tha: “A nuk jeni ai që më foli për miken që priste për pasaportën e saj?”. I thashë, po, dhe e kuptova se ai ishte e njëjta agjente me të cilën kisha folur më parë. Dhe më tha, “Telefonoi dhe pyete ku është, ne jemi duke u vonuar për shkak të se mungon monitoruesi. Unë do të bëj gjithçka që mundem për ta marrë në aeroplan”.

Christine më telefonoi sapo kishte marrë pasaportën e vlefshme në dorë dhe shkova në hyrje të avionit për t’i thënë agjentes. Kur dukej se do vonohej përjetësisht, Christine ishte në aeroplan!

Agjentët e portës na treguan disa vende në pjesën e pasme ku mund të rrinim bashkë. Ne ishim kaq mirënjohës sepse u kujdes kaq shumë për të ndihmuar. Pastaj, pas gjithë të mirave që na bëri,  u kthye pak minuta më vonë dhe na tha se ishte në gjendje të marrë çanën e Christine në aeroplan!

U habitëm sa me fat ishim, dhe Christine shkoi të bëjë një foto me engjëllin Delta Janira Ricketts, personi që bëri gjithçka të mundur për ne në këtë udhëtim. Ne ishim të bekuar me të vërtetë atë ditë që kishim atë agjente.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.