LARGIMI I TË RINJVE NGA SHQIPËRIA
Shqipëria nuk bën përjashtim nga vendet e tjera të botës ku të rinjtë mund të zgjedhin tregun evropian apo me gjerë për të punuar, për të jetuar dhe për t’u rritur dhe investuar në karrierë. Arsyet përse të rinjtë zgjedhin tregun e huaj lidhet kryesisht me kushtet më të mira në punë, infrastrukturë, pagesa më të mira se në vendin tonë, etj.
Ditët e fundit në Shqipëri dominon debati politik për emigrantët në Mbretërinë e Bashkuar. Përtej akuzave respektive politike, fakt është se njëra anë forca punëtore ankohet se nuk ka punë, nga ana tjetër, punëdhënësit ankohen se nuk kanë forcë punëtore.
Në këtë mënyrë një pjesë e të rinjve kanë zgjedhur të emigrojnë dhe jo gjithmonë në rrugë të ligjshme. Mediat britanike kanë raportuar se një numri i konsiderueshëm i shqiptarëve kanë mbërritur në Angli, ndërsa vendet duhet të shohin politikat e tyre për të frenuar këtë lëvizje ilegale dhe në anën tjetër për të mbajtur rininë shqiptare në vend, si krahu më i rëndësishëm i punës.
Por cila është situata në Shqipëri për sa i takon forcës së punës, punësimeve dhe largimeve?
INSTAT raporton se në vitin 2021 llogaritej se kishte 2 milionë e 362 mijë persona në moshë për punë. Të punësuar ishin afro 1 milion e 248 mijë persona në të gjithë vendin.
Ndërkohë, të papunë janë rreth 162 mijë persona. Gjithashtu, 950 mijë shqiptarë, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, rezultojnë si ekonomikisht jo aktivë, pra nuk figurojnë në asnjë bordero shtetërore apo private. Tregu i punës në Shqipëri vijon të jetë kaotik.
Për sa i takon papunësisë, INSTAT raporton gjithashtu se shkalla zyrtare e papunësisë në vend është 11,5 %. Shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-24 vjeç është 27,1 %. Një statistikë kjo e lartë në lidhje me pritshmëritë që ka një vend për punësimin e kësaj grupmoshe.
Papunësia dhe punësimi janë të lidhur ngushtësisht me arsimin. Të dhënat për vendin tonë tregojnë se papunësisë është më e lartë për personat me arsim të mesëm, ndjekur nga ata me arsim 8 apo 9 vjeçar.
Gjatë vitit 2021, 30,7 % e popullsisë që i përkiste grupmoshës 15-64 vjeç ishte ekonomikisht jo-aktive
Tregu gjerman kërkon persona që kanë një zanat, profesione të cilat mungojnë në vendin e tyre, por të njëjtin shqetësim ngrihet edhe për bluzat e bardha.
Në të tilla statistika, qeveria shqiptare duhet të bëj përpjekjet e saj për të frenuar largimet e të rinjve duke dhënë më shumë shpresë për krahun më aktiv të punës.
“Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”
#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana
© 2023, Pozitivi. All rights reserved.
