Foto të bukura/ Muaji i Ramazanit, një market në Kosovë ofron bukë falas
Një market në Kosovë ka ofruar buke falas për të gjithë nevojtarët gjatë muajit të Ramazanit.
“Bukë falas për ccdo nevojtar gjatë muajit të ramazanit”, shkruan në një njoftim marketi.
Kuptimi fillestar i fjalës agjëroj vjen nga folja arabe saum me kuptimin “ndalem” dhe “pushoj” dhe me kuptimin figurativ “përmbahem” dhe “agjëroj”.
Njerëzit e kanë praktikuar atë me shekuj dhe kanë shijuar përfitimet e tij, tani studiuesit kanë konfirmuar se agjërimi ka përfitime të shumta shëndetësore. Njerëzit agjërojnë për të qenë të shëndetshëm dhe të lumtur. Këtu janë 5 dobi të mahnitshme të agjërimit.
Disa studime kanë treguar që agjërimi mund të ndihmojë kontrollin e sheqerit në gjak. Mund të minimizojë rrezikun e diabetit. Ajo ndihmon edhe njerzit që janë më diabet duke përmirësuar nivelin e insulinës.
Agjërimi është jashtëzakonisht i mirë jo vetëm për trupin, por edhe për trurin tuaj. Disa studime kanë treguar që agjërimi mund të përmirësojë kujtesën.
Agjërimi është një mënyrë e shëndetshme e detoksikimit duke dëbuar elementë toksikë dhe shndërruar ato në energji.
Kur filloni të agjëroni, nuk ka ushqim të mjaftueshëm për t’u kthyer në yndyrna. Kjo është mënyra se si agjërimi ndihmon të humbni peshë.
Sipas një studimi, agjërimi mund të çojë në rigjenerimin e të gjithë sistemit imunitar dhe gjithashtu mund të ndihmojë në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut. Agjerimi djeg yndyrnat e ruajtura të trupit, kjo mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe rrit aftësinë e trupit për të luftuar bakteret.
Besimtarët muslimanë në botë në muajin e ramazanit përballë krizës së ushqimore
Këtë vit palestinezët në Rripin e Gazës përballen me rritjen e cmimeve të bukës dhe vajit të lulediellit për shkak të Ukrainës.
Vendet afrikane, që në 2020 kishin importuar prodhime agrara për një vlerë prej 4 miliard dollarësh nga Rusia – 90% ishte grurë – nuk janë më në gjendje të plotësojnë nivein e kërkesës
Besimtarët muslimanë në të gjithë botën gjatë muajit të Ramazanit këtë vit, përballen me rritjen e cmimeve dhe rezerveva të reduktuara të pridhimeve ushqimore bazë.
2 prilli shënoi dhe nisjen e muajit të Ramazanit, perudhës së shenjtë për besimtarët muslimanë të cilët argjërojnë. Muaji i Ramazanit është i vetmi muaj i cituar me emër në Kuran dhe nuk ka një datë të fiksuar, ccdo vit në fakt, fillimi i ccdo muaji hënor islamik zmbrapset rreth 10 – 11 ditë në krahasim me vitin diellor, duke kryer një cikël të plotëmë 33 vjet.
Besimtarët nisën lutjet pranë Xhamisë së Madhe në Mekë dhe në Xhaminë e Profetit në Medinë. Komiteti për vëzhgimin e hënës në Mbretërinë e Arabisë Saudite deklaroi se dita e parë e argjërimit është ajo e 2 prillit. Në Marok tregu ka qenë i populluar me njerëzit që blinin fruta dhe perime të cilat konsumohen në perëndim të diellit ose para lindjes së tij.
Këtë vit palestinezët në Rripin e Gazës përballen me rritjen e cmimeve të bukës dhe vajit të lulediellit për shkak të Ukrainës. Edhe vendet afrikane, që në 2020 kishin importuar prodhime agrara për një vlerë prej 4 miliard dollarësh nga Rusia – 90% ishte grurë – nuk janë më në gjendje të plotësojnë nivein e kërkesës
Në Turqi xhamitë përgatiten për një lutje speciale të mbrëmjes gjatë muajit të Ramazanit. Xhamia e Madhe e Shën Sofisë në Stamboll do të mbajë lutjen e parë pas 88 vitesh, pasi rimori statusin e xhamisë në 2020-ën
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
