Laerti,16-vjeçari me Sindromën Down fillon punë si farmacist
Një adoleshent me sindromën down ka filluar të punojë si farmacist. Ai është 16 vjeçari Laert Gashi nga qyteti i Ferizajt. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga “RTV Dukagjini”, 16 vjeçari e bën punën e tij me mjaft dëshirë. Ka vetëm një javë që ka filluar dhe është përshtatur mjaft mirë.
“Unë e bëj punën me shumë qejf…kam vetëm një javë që kam filluar punë. Të gjitha janë mirë!”- thotë ai. Për të jeta është treguar bujare dhe ai ndihet falenderues për të mirat që i ka sjellë.
Gjithashtu edhe kolegët e tij tregojnë se Learti është një koleg i pazëvendësueshëm. Ndërsa e ëma e 16-vjeçarit shprehet se i mbushet zemra teksa sheh që një kromozom më shumë nuk e pengon të birin të ndjekë ëndrrat e tij.
“Learti ka filluar punën që një javë. Është koleg shumë i mirë. Ne jemi të kënaqur me të. E duam shumë i gjithë stafi dhe e presim në punë gjithmonë të lumtur”, shprehet Albana Ahmeti.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
