“Kurthi” i manipulatorëve që iu bën të mendoni se janë të padëmshëm (Si t’u përgjigjeni)
“Mjeti themelor për manipulimin e realitetit është manipulimi i fjalëve. Nëse ju mund të kontrolloni kuptimin e fjalëve, ju mund të kontrolloni njerëzit që duhet të përdorin fjalët.” thotë Philip K. Dick.
Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë kur manipulohen. Kjo është për shkak se njerëzit manipulues janë të mirë në atë që bëjnë. Ata kanë tendencë të përdorin fraza të caktuara që i bëjnë të duken sikur janë plotësisht të padëmshem. Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se këto janë frazat e një abuzuesi dhe as nuk dinë si t’u përgjigjen. Më poshtë janë shprehjet e zakonshme që përdor një manipulator dhe si duhet t’u përgjigjeni.
“Shiko çfarë më detyrove të bëj”. Kjo është një nga frazat kryesore që manipuluesit përdorin. Kjo i bën ata të duken sikur nuk janë nën kontrollin e veprimeve të tyre. Ata duan që ju të mendoni se jeni arsyeja për sjelljen qe bene. Kjo frazë mund të jetë veçanërisht e vrazhdë, sidomos kur manipuluesi ka bërë diçka për t’ju ndëshkuar për një mënyrë të perceptuari ndaj tyre. Manipuluesit janë veçanërisht të dhënë pas kësaj fjale, sepse ajo mund të përdoret për të kontrolluar njerëzit e tjerë duke i bërë ata të dyshojnë per fjalët dhe veprimet e tyre.
Si të përgjigjeni? “Unë nuk të shtyva që të bënit asgjë”. Çelësi kryesor është të jesh vigjilent dhe t’i bësh një manipulatori me dijë se nuk do të biesh në truket e tyre. Ju nuk keni kontroll mbi askënd tjetër përveç vetes. Një manipulator ka kontroll mbi veprimet e tjerëve. Mos e lejoni t’ju mashtrojë se nuk e bën. Sipas Preston Ni, M.S.B., është e rëndësishme të shmanget vetë fajësia kur bëhet fjalë për një manipulator dhe sigurohuni që ti mbajnë ato përgjegjësitë e veprimeve të tyre.
“Ti je çmendur”. Manipuluesit duan të hyjnë në kokën tuaj dhe t’u bëjnë të mendoni se nuk e dini për çfarë po flisni. Kur përpiqesh të sjellësh një problem, një manipulator shpesh do të përgjigjet me “Ti je duke vepruar si i çmendur”, ose diçka e ngjashme. Ata gjithashtu mund t’ju akuzojnë se jeni të paarsyeshem ose që po thoni gjëra pa sens.
Si të përgjigjeni? Qëndroni të qetë dhe të mbledhur. Ju mund ta ndjeni veten shumë të pashpresë, por është e rëndësishme të qëndroni të fortë dhe ti përgjigjeni kësaj fraze.
“Po mendon më shumë se çështë”. Manipuluesit e përdorin këtë frazë për ti thënë dikujt që ka shqetësime, se ato janë vetëm në imagjinatën e tyre. Nëse një manipulues bën diçka me qëllim për t’ju mërzitur, ata mund të pretendojnë se këto thjesht i menduat ju.
Si të përgjigjeni? Thuaj, “Unë jam duke menduar qartë, dhe kam nevojë për ju që t’i përgjigjeni shqetësimeve të mia”. Duke e detyruar manipuluesin të përballet me veprimin është një hap kyç për tju kundërvënë manipulimit të tyre.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
