Kur do të ndalojë rritja e çmimeve?
24/01/2023 Shpërndaje

Kur do të ndalojë rritja e çmimeve?

Revista e mirënjohur amerikane, “The Wall Street Journal” ka publikuar të enjten e 13 tetorit, një vëzhgim të detajuar të çmimeve të artikujve të zakonshëm që amerikanët blejnë çdo muaj, për të parë drejtimin e çmimeve.

Të dhënat më të fundit përditësohen automatikisht nga Çmimi i Indeksit të Konsumit, si dhe publikimi i shifrave të reja. Edhe amerikanët e kanë ndjerë “goditjen” e rritjes së çmimeve, në një mënyrë apo në një tjetër.

 “Çmimet e konsumit u rritën 8.2% në shtator 2022 nga një vit më parë”, shkruan WSJ.

Nga të dhënat rezulton se kostot për ushqimin u rritën më shpejt pranë vendeve të punës dhe shkollave. Një ndryshim ky, prej 91.43% nga një vit më parë. Rënie më të madhe nga ana tjetër, e patën telefonat inteligjentë, duke zbritur me 21.02%.

Në mesataren e përgjithshme, çmimet janë afërsisht dyfishi i asaj që ishin në të njëjtën kohë vitin e kaluar. Shporta e indeksit prej 80 mijë artikujsh ndahet në kategori të gjera (siç janë ushqimet, produktet teknologjike) dhe të ngushta (si bananet, buka, etj.).

Në shtator 2022, çmimet për frutat dhe perimet e freskëta u rritën 8,67% që nga e njëjta kohë e vitit të kaluar. “Artikujt në këtë kategori, të cilët kanë ndryshuar më shumë këtë muaj, janë patatet. Ndërsa domatet janë stabilizuar”, – shton WSJ në artikull. Çmimet e qirave për makina dhe kamionë, ndërkohë ranë në maj 2022. Pas një viti rritje të çmimeve, kjo mund të nënkuptojë se çmimet kanë arritur kulmin.

Ndryshimet e çmimeve kanë ndikuar në qindra produkte të kontrolluara nga qeveria. Po ulje, do të ketë së shpejti? Trendi mbetet për t’u parë.

“Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”

#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.