Kongresmeni dhe e shoqja ribashkojnë dy binjaket e ndara, i adoptojnë në shtëpinë e tyre
31/01/2019 Shpërndaje

Kongresmeni dhe e shoqja ribashkojnë dy binjaket e ndara, i adoptojnë në shtëpinë e tyre

Një kongresmen dhe gruaja e tij kanë ribashkuar 2 vajza binjake dyvjeçare që jetonin në shtëpi të ndara. Ata kanë vendosur t’i adoptojnë të dyja në familjen e tyre.

Kongresmeni i Oklahomës Markwayne Mullin është shprehur se në fillim ishte në mëdyshje për të rritur numrin e fëmijëve nga tre në pesë, por bashkëshortja arriti ta bindë për ta bërë një gjest kaq human.

“Tani, e vogla Ivy dhe Lynette të cilët kanë lindur në një periudhë të keqe sepse prindërit biologjikë i kanë braktisur, tashmë janë integruar plotësisht në familjen e re dhe nuk mund të jenë më të lumtura pas këtij ribashkimi”, thotë kongresmeni.

Para se adoptimi të miratohej, binjaket bjonde pavarësisht se jetonin në shtëpi të ndara ishin shumë të lidhura dhe të dashura me njëra-tjetrën.

Gruaja e kongresismenit ia kishte përmendur shesh herë kongresmenit adoptimin e dy vajzve binjake, por ai mendonte se ky ishte një angazhim i madh kohor pasi kishin përgjegjësi për dy djemtë, nëntë e tetë vjeç dhe vajzën pesëvjeçare.

Kongresmeni i sugjeroi të shoqes të nënshkruante një çek, duke i thënë se ‘ndonjëherë është më e lehtë të japësh para se sa kohë’. Kurse tani thotë se dy vajzat binjake i kanë mësuar kaq shumë gjëra sa nuk e priste. “Njerëzit më thonë: Ti do të jesh i bekuar për ato vajza”, shtoi kongresmeni Markëayne Mullin.

Të afërmit, gjyshja dhe halla, i kishin thënë zonjës Mullin që shpresonin se do të jetonin aq gjatë sa të shihnin vajzat të diplomoheshin.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.