Këshilltarja e parë shqiptare në Nju Jork, shfaqet me plis në kokë para Trump
Lisa Milicaj, gruaja e parë shqiptaro-amerikane, e zgjedhur si këshilltare në një kanton të shtetit e Nju Jorkut, ka rrëmyer vëmendjen e të gjithëve në Kongresin Amerikan pasi u shfaq me plis në kokë gjatë fjalimit të përvitshëm të Presidentit Donald Trump, që u mbajt më 30 Janar 2018, shkruan pozitivi.org.
Ajo ka zgjedhur të mos e fshehë aspak identitetin shqiptar në mes të Amerikës, madje e ka treguar me shumë krenari. Milicaj, vajza e dy emigrantëve nga Kosova, njihet si një nga mbështetëset dhe bashkëpunëtoret e presidentit Trump gjatë fushatës zgjedhore për president. Këshilltarja ka hyrë në histori si gruaja e parë shqiptaro-amerikane që zgjidhet në detyrë në Nju Jork.
Mësohet se Lisa është pronare e një agjencie sigurimi, nënë krenare e tre fëmijëve dhe një qytetare mjaft aktive, madje ka mbrojtur dhe ka mbështetur me fanatizëm komunitetin e shqiptarëve në Nju Jork. Tanimë ajo rrëmben sërish vëmendje në kongres pasi është shfaqur me plis në kokë, përpara të gjithë të pranishmëve në kongres dhe përpara Presidentit Donald Trump. Sakaq ka publikuar një foto në Instagram, ku shprehet se ndjehet me fat që ishte e pranishme në Kongresin Amerikan. “Me plis në kokë”- ka shtuar më tej bashkangjitur fotos.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.






