2 miqtë zbulojnë se janë vëllezër
08/05/2019 Shpërndaje

2 miqtë zbulojnë se janë vëllezër

Dy djem në Teksas të cilët kanë qenë miq për vite me rradhë së fundmi kanë zbuluar se janë vëllezër biologjikë, pasi kanë marrë analizat e ADN-së.

Duke u rritur, Walt Gordy, 37 vjeç, gjithmonë donte të kishte një vëlla. Si fëmijë i vetëm, Mark Tolson, 36 vjeç, ndjeu të njëjtën gjë.

Por pak njerëz e dinin se dëshira e tyre do të bëhej e vërtetë dhe që ishin vetë ata që do ia plotësonin njëri-tjetrit kete enderr.

Shtatorin e kaluar, Gordy dhe Tolson zbuluan se ata kanë të njëjtin baba biologjik pasi morën testet e ADN-së.

Që nga zbulimi i këtij sekreti, Gordy dhe Tolson kanë udhëtuar së bashku dhe familjet e tyre kanë ndarë pushimet së bashku.

“Gjithmonë kam dashur një vëlla. Me të, ka qenë dashuri e menjëhershme”, tha Gordy.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.