Ikona e historisë çame është mbi 96 vjeç por tepër aktiv
Ikona e Historisë së Çamërisë, historiani Ibrahim Hoxha, mbi 96 vjeç dhe ende merr pjesë në çdo aktivitet për Çështjen Çame. Fotoja është bërë më 16 Janar, 2018 në Tiranë me rastin e 27 vjetorin e themelimit të Shoqatës Patriotike Çamëria, themelues i së cilës është edhe Ibrahim Daut Hoxha.
Historiani Arben Lalla ndërsa tregon këtë moment, bashkangjit dhe këtë foto të historianit Ibrahim Daut Hoxha, në aktivitet për çështjen çame.
Ibrahim Daut Hoxha lindi në Konispol, më 15 prill 1923, është historian, folklorist dhe publicist mjaft i njohur shqiptar. Ai rrjedh nga një familje dhe një fis i shquar atdhetar i Çamërisë, që ka luftuar vazhdimisht me pushkë e penë për të mbrojtur trojet shqiptare nga pushtuesit.
Babai i tij, atdhetari Daut Hoxha pas përpjekjeve e luftimeve shumë vjeçare me bandat greke për mbrojtjen e të drejtave të popullsisë çame, u vra pabesisht prej një grupi banditësh më 15 qershor 1940 në tokën shqiptare, këndej kufirit me Greqinë.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.


