I riu nga Durrësi mahnit jurinë Greke, rrëfen si i mposhti paragjykimet
Lorenc Xharja, 30 vjeçari nga Durrësi, ka mundur të kthejë karriget e 3 anëtarëve të jurisë në konkursin e talenteve “The Voice of Greece”, në momentet e fundit të performancës së tij.
30 vjeçari nga Durrësi ka mundur të kalojë fazën e parë të garës duke u bërë pjesë e ekipit të Helena Paparizun. Pasionin për muzikën Lorenci rrëfen për Pozitivi se e ka kuptuar në moshën 6 vjeçare, kur ka dëgjuar për herë të parë Michael Jackson. I kontaktuar nga pozitivi Lorenci tha se ka ikur në Greqi që në vitin 1994, e atje ka studiuar për “Foni studio dhe DJ”, ndërsa sot kërkon me ngulm të vazhdojë karrierën si këngëtar. I riu nga Durrësi rrëfen se ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme në Shqipëri duke nisur nga “X Factor”, në “Top Fest” me këngën “Provokon”, e tashmë po provon në Greqi.
Largimi në një shtet të huaj si Greqia së bashku me familjen, në fillim ka qenë i vështirë, madje siç rrëfen 30 vjeçari për Pozitivi-n edhe i kanë paragjykuar. Janë paragjykuar, por kanë mundur t’i thonë “stop” racizmit për faktin se janë shqiptar, me anë të sjelljes së tyre shembullore. “Në fillim ishte e vështirë por më vonë çdo gjë filloi të shkojë mirë, ishim një familje shembullore në Greqi dhe nuk kishim probleme me racizmin përveç ca rasteve mjaft të vogla që nuk iu kemi kushtuar vëmendje. Në shkollë në fillore ka ndodhur më shumë, prandaj nuk i jap rëndësi paragjykimeve. Në fillim kisha por më vonë kur na njohën çdo gjë u normalizua dhe nuk kishim probleme racizmi.
Lorenc është optimist se gara në “The Voice of Greece do shkojë mirë, por kërkon dhe mbështetjen e publikut shqiptar. “Por unë dua të tregoj shumë gjëra, të këndoj këngë që nuk janë dëgjuar në televizionin grek… shpresoj të shkoj në netët “live” që të kem mundësinë të zgjedh vetë këngët, jam optimist por duhet mbeshtetja e gjithë publikut shqiptar anë e mbanë, sidomos atyre që banojnë në Greqi. Qëllimi im është të bëhen publike këngët që kompozoj vetë, si për publikun shqiptar dhe atë grek pasi kam bërë shumë këngë në të dyja gjuhët”, tha ndër të tjera Lorenc për pozitivi.org.
Intervista për pozitivi.org me Lorenc Xharja:
P: Për çfarë ke studiuar dhe si të ka lindur pasioni për muzikën?
Lorenc: Kam studjuar për foni studio DJ dhe pasioni ka lindur që kur isha 6 vjeç kur pashë për herë të parë Michael Jackson.
P: Je insipiruar nga Jackson. Çfarë të pëlqen me shumë tek këngëtari, a je përpjekur ta imitosh ose ndjekash si shembull në performancat e tua?
Lorenc: Jam frymëzuar do thoja, që i vogël imitoja lëvizjet kërcimtare por ai këngetar nuk mund të arrihet kurrë për shumë vite… Po kam ndjekur gjithë performancat e Michael dhe jam përpjekur t’I ngjasoj.
P: Së fundmi ke kaluar fazën e parë në “The Voice of Greece”. Si të shkoi gara?
Lorenc: Kisha një qetësi të pa shpjegueshme por nga fundi pasi po shihja që nuk po u kthenin karriget më kapi një ankth dhe për fat të mirë u kthyen në sekondat e fundit, 3 karige të këngëtarëve të mi të preferuar dhe gëzimi im ishte mjaft i madh dhe pse nuk e tregova para jurisë.
P: Si ishin komentet e tyre? Pse zgjodhe Helenën?
Lorenc: Ishin mjaft pozitive dhe më bënë koplimenta më shumë nga çfarë prisja, sidomos Helena Paparizu që zgjodha edhe si trajnere. Helena Paparizun gjithmonë e simpatizoja, isha në vëshirësi për të zgjedhur por ajo tregoi interesim më të madh për mua, prandaj e zgjodha.
P: Ke marrë pjesë në spektakle tjera muzikore më parë në Greqi apo Shqipëri?
Lorenc: Po shumë vite më parë në “The Voice of Greece” por nuk kisha kaluar fazat e para. Mbase ky ishte momenti i duhur në kohën e duhur. Ndërsa në Shqiëpri kam marrë pjesë në “Top fest” 12 në vitin 2015 me këngën “Provokon”.
P: Ti ke jetuar per vite në Greqi, si kanë qenë vitet e tua atje, jetesa…?
Lorenc: Në fillim ishte e vështirë po më vonë çdo gjë filloi të shkojë mirë, ishim një familje shembullore në Greqi dhe nuk kishim probleme me racizmin përveç ca rasteve mjaft të vogla që nuk iu kemi kushtuar vëmendje.
P: Je paragjykuar ndonjëherë apo penalizuar në diçka për faktin që je shqiptar?
Lorenc: Në shkollë në fillore ka ndodhur më shumë, prandaj nuk i jap rëndësi paragjykimeve. Në fillim kisha por më vonë kur na njohën çdo gjë u normalizua dhe nuk kishim probleme racizmi.
P: Deri ku e sheh veten në “The Voice of Greece”, mendon se do arrish në finale?
Lorenc: Nuk e di. Por unë dua të tregoj shumë gjëra, të këndoj këngë që nuk janë dëgjuar në televizionin grek… shpresoj të shkoj në netët “live” që të kem mundësinë të zgjedh vetë këngët, jam optimist por duhet mbeshtetja e gjithë publikut shqiptar anë e mbanë, sidomos atyre që banojnë në Greqi. Qëllimi im është të bëhen publike këngët që kompozoj vetë, si për publikun shqiptar dhe atë grek pasi kam bërë shumë këngë në të dyja gjuhët.
P: Çfarë do t’i thuash publikut?
Lorenc: Të klikojnë videon time në youtube në “The Voice of Greece” sa më shumë shqiptarë pasi konkurenca është shumë e fortë dhe nëse arrij në netët “live” të votojnë për mua pasi ndiej sikur perfaqësoj gjithë shqiptarët anë e mbanë në çdo vend të botës. Ju falenderoj shumë.
[/ot-video]
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
