Hapet ekspozita e rrallë e kartëmonedhave shqiptare
29/10/2017 Shpërndaje

Hapet ekspozita e rrallë e kartëmonedhave shqiptare

Një ekspozitë e veçantë e titulluar “Fragmente të historisë së Shtetit Shqiptar përmes kartëmonedhave shqiptare”, do të hapet nesër në Elbasan.

Kjo ekspozitë me karakter edukativ do të hapet nga koleksionisti Julian Demeti për 4 ditë rradhazi. Aty do të shfaqet një koleksion i rrallë kartëmonedhash shqiptare, pjesë e koleksionit të z. Julian Demeti, koleksionist, njëkohësisht anëtar Bordi i Shoqatës së Koleksionistëve të Shqipërisë si dhe Anetar i Bordi i ADE. Nëpërmjet kësaj ekspozite synon të informojë shqiptarët mbi vlerat historike, kulturore dhe numizmatike të ilustruara në kartëmonedhat shqiptare.

Bashkia Elbasan shkruan: Në kuadër të frymës ”Edukimi përmes Kulturës”, në qytetin e Elbasanit, do të organizohet ekspozita “Fragmente të historisë së Shtetit Shqiptar përmes kartëmonedhave shqiptare”. Kjo ekspozitë me karakter edukativ, përmes një koleksioni të rrallë kartëmonedhash shqiptare, pjesë e koleksionit të z. Julian Demeti, koleksionist, njëkohësisht anëtar Bordi i Shoqatës së Koleksionistëve të Shqipërisë si dhe Anetar i Bordi i ADE, synon të informojë publikun e gjerë mbi vlerat historike, kulturore dhe numizmatike të ilustruara në kartëmonedhat shqiptare.

Gjithashtu, ky koleksion do të shoqërohet edhe me objekte mbështetëse si kartolina, gazeta e revista të kohës, duke ofruar një pasqyrim më të plotë të evoluimit kulturor dhe numizmatik ndër vite në Shqipëri. Ky aktivitet organizohet nga nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë Elbasan në bashkëpunim me Arkivin Dixhital Elbasan dhe Qendra Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me të Nevoja të Veçanta. Të ardhurat e këtij eventi do të shkojnë në mbështetje të fëmijëve me nevoja të veçanta të QSHINJNV Elbasan.

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.