Guxo dhe kap suksesin, frymëzim nga Nelson Mandela
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut Nelson Mandela identifikohet si njeriu që ndihmoi për ta çliruar Afrikën e Jugut nga dhuna dhe urrejtja.
Për të gjithë Mandela ishte një hero, simbol i guximit, i bindjes dhe i vizionit. Karakterizohej shpesh si njeriu i thjeshtë, karizmatik dhe besnik, si njeriu që kujdesej për të tjerët. Ai është i dekoruar me 50 çmime doktori në mbarë botën. Më poshtë do t’ju sjellim disa nga shprehjet më frymëzuese të tij, të cilat vazhdojnë të frymëzojnë çdo brez që vjen.
Të ndihmosh të tjerët është një virtyt që çdo qene njerëzore duhet ta ketë.“Ajo që ka rëndësi në jetë nuk është thjesht fakti që kemi jetuar. Eshtë ndryshimi që kemi bërë në jetët e të tjerëve, që do të përcaktojë rëndësinë e jetës që ne kemi bërë”.
“Kur njerëzit janë të vendosur, ata mund të kapërcejnë çdo pengesë”. Optimizmi të bën të ecësh përpara. “Unë jam në thelb një optimist. Nuk mund ta them nëse është e lindur, apo e ushqyer. Pjesë e të qënit optimist, është që të mbash kokën drejtuar nga Dielli, dhe me këmbët që ecin përpara”.
Një nga shprehjet më të pikasura të tij, ishte për motivimin. “Gjithësekush mund të ngrihet mbi rrethanat dhe të arrijë suksesin, nëse është i dedikuar dhe plot pasion për atë që do të bëjë”.
Të rimëkëmbesh sa herë që rrëzohesh, e pastaj të gjesh rrugën drejt suksesit, vetëm kështu do arrish të kesh jetën që dëshiron. “Mos më gjykoni nga sukseset e mia, më gjykoni nga ajo se sa herë jam rrëzuar dhe jam ringritur sërish”.
Guximi dhe kurajo shembin çdo mur. “Kam mësuar se kuraja nuk është mungesa e frikës, por triumfi mbi të. I guximshëm nuk është ai që nuk ndien frikë, por ai që e pushton atë frikë”.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
