Gjithë Shqipëria mblidhet në Tiranë, çfarë po ndodh tek sheshi “Nënë Tereza”
Prodhimet shqiptare mblidhen në zemër të Tiranës me 29-30 nëntor në panairin e quajtur “Shqipëria punon Tokën”. Sot një atmosferë festive dhe e gjallë është ndier në Tiranë, tek sheshi “Nënë Tereza”. Panairi është organizuar në hapësirën midis ish Hotel Dajtit dhe Tajvanit, i cili shërben jo vetëm si një rigjallërim i jetës kulturore dhe sociale në të gjithë vendin dhe për të gjithë, por edhe si një bazë e bashkëpunimit kulturor ndërkufitar dhe ndërajonal.
Ky është panairi më i madh bujqësor, blegtoral, që ka mbledhur bashkë fermerë dhe sipërmarrës nga të gjitha trojet shqiptare. Siç shihet dhe në videon e pozitivi.org këto janë disa nga performancat e “Sofrës Dibrane”, të rinj që kanë ardhur enkas për këtë panair. Të gjithë janë argëtuar pa masë por dhe kanë pasur mundësinë të gjejnë produkte të ndryshme bio të sjella nga zona të ndryshme të Shqipërisë. Në panair mësohet të jenë rreth 500 ekspozitorë të ndarë në këto kategori kryesore: Të rinjtë sipërmarrës në bujqësi, Agroindustri, Verëra,alkool, Agroturizëm, Fruta-perime, Blegtori, Produkte shtëpie –tradicionale, Banka, fonde garancie në bujqësi etj.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
