Gjeniu 6 vjecar nga Tirana shkëlqen sërish, krahasohet me Anjshtain
20/09/2017 Shpërndaje

Gjeniu 6 vjecar nga Tirana shkëlqen sërish, krahasohet me Anjshtain

Dionis Senjo, 6 vieçari nga Tirana ka mahnitur me inteligjencën që ka, ndaj është pranuar në shoqatën botërore të gjenive “Mensa Internacional”.

Dionisi, pasi na habiti me aftësitë e tij në astronomi, matematikë, gjeografi, kimi, anatomi, biologji, gjuhë të huaja etj… i është nënshtruar testit të inteligjencës dhe rezultoi mbi percentilin 99.9, pra më  i rrallë se 0.1% e popullsisë duke u pranuar në shoqatën botërore të gjenive dhe duke u bërë kështu shqiptari i parë që pranohet në këtë organizatë.

Mirëpo sukseset për të nuk kanë të ndalur, sepse gjeniu shqiptar ka surprizuar me rezultatet që ka marrë në testin e MAP (Measure of Academic Progress) në Amerikë. Donisi pasi është pranuar në në shoqatën botërore të gjenive “Mensa Internacional”, iu nënshtrua një testi të kompjuterizuar që teston nivelin e nxënësve që hyjnë në shkollë.

Në fillim Donisi bëri test për klasat nga 2-5 dhe arriti t’i zgjidhte 100% të gjitha ushtrimet e matematikës, ndërsa më vonë zhvilloitestin për klasën 6-9 dhe zgjidhi mbi 99% të ushtrimeve. Gjeniu 6 vjeçar nga shqipëria është krahasuar me inteligjencën e fizikantit Albert Ajnshtain.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.