Fushatë globale kundër dhunës së grave në politikë
06/02/2018 Shpërndaje

Fushatë globale kundër dhunës së grave në politikë

Gjatë dekadave të fundit, barazia gjinore në jetën politike dhe në zyrat publike është rritur ndjeshëm, duke sjellë me vete një mori efektesh pozitive për gratë, demokracinë dhe shoqërinë. Megjithatë, meqë më shumë gra janë shfaqur si aktiviste, lidere të zgjedhura, zyrtare dhe votuese, ata kanë hasur rritje të nivelit të ngacmimit, abuzimit psikologjik – personalisht dhe gjithnjë e më shumë në internet. Ky reagim i pengon gratë të angazhohen politikisht, krijon një pengesë serioze për aftësinë e tyre për të ndjekur lirshëm dhe të sigurtë të drejtat e tyre për pjesëmarrje politike.

Përderisa dhuna politike ndodh kundër burrave dhe grave, dhuna ndaj grave në politikë i drejtohet grave sepse janë gra, në mënyra që të zbatohen veçanërisht për gratë (p.sh., dhuna seksuale dhe sulmet seksiste), dhe dekurajon të gjitha gratë nga veprimtaria politike, sjell ndikim negativ mbi gratë e reja apo hyrjen e re në politikë.

NDI në nivel global është angazhuar në fushatën “Not The Cost” që ka për qëllim ndalimin e dhunës ndaj grave që janë politikisht aktive. NDI po punon ngushtë me Raportuesin e Posaçëm të Kombeve të Bashkuara (UN) kundër dhunës ndaj grave mbi raportin që do të prezantohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Tetor 2018.

NDI fton për të ndihmuar duke ndarë eksperiencën tuaj dhe për të identifikuar gra dhe vajza aktive në politikë që kanë pasur apo mendoni se kanë pasur eksperienca ngacmimesh, abuzime psikologjike (qofshin këto të drejtpërdrejta apo online), sulme fizike apo seksuale dhe ti inkurajoni ato të plotësojnë këtë pyetësor ‘incident report form’ . I cili është I disponueshëm në katër gjuhë (English, French, Arabic dhe Spanish), dhe mund të plotësohet në mënyrë ANONIME, me vetëm inicialet e personit dhe pa asnjë karakteristikë tjetër dalluese që mund të dalë në raportin e Raportuesit të Posaçëm të UN.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.