“Fshesa” në administratë, Rama: Të marrë fund burokracia, ja pse është e rëndësishme
07/09/2017 Shpërndaje

“Fshesa” në administratë, Rama: Të marrë fund burokracia, ja pse është e rëndësishme

Kryeministri Edi Rama pasi prezantoi qeverinë e re ka zhvilluar 2 takime informale jashtë Tiranës me kabinetin e ri ku kanë diskutuar mbi synimet kryesore për katër vitet e ardhshme.

Takimin e parë, informal, Rma e zhvilloi me 13 ministrat dhe zv.ministren Llogara, ku  lajmëroi se vendimi i parë i qeverisë së re ishte shpallja e këtij viti, ‘vitin i Skënderbeut”. Më pas takimi i rradhës u zhvillua në Velipojë  ditën e djeshme. Pika kryesore e diskutimeve kanë qenë raportimet e ministrive në lidhje me burokracitë në administratën shqiptare dhe zgjidhjet e mundshme për të lehtësuar shërbimet ndaj qytetarëve.

Në përfundim të kësaj mbledhje kryeministri me anë të një postimi në rrjetin social facebook lajmëroi se në fokus të diskutimeve gjatë mbledhjes dhe për ditët e para të qeverisë së re do të jetë heqja e burokracisë për të dhënë një shërbim më të mirë qytetar.

Rama ka bërë publike një të dhënë interesante të raportuar nga ministrat, pas mbledhjes. “Guinness: Në 1 vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milion çertifikat. Konsum skandaloz kohe, lekësh, nervash që do mbarojë me qeverinë e re. Në çdo rast kur i duhet çertifikata e qytetarit, për të dhënë një shërbim burokracia duhet ta sigurojë vetë. Kjo do të bëhet realitet, brenda 100 ditëve të para të mandatit të ri”, shkruan kryeministri.

Rama që me shkrirjen e 6 Ministrive lajmëroi shkurtime në administratë, por siç duket ky vendim do të vazhdojë edhe me reduktime të mëtejshme.  Në mbledhje është vendosur gjithashtu, që të gjitha ministritë që mbulojnë më shumë se një fushë, të kenë zëvendësministra me profil dhe përgjegjësisë të spikatur në këtë drejtim.

Përpara se të prezantojë qeverinë e re Rama bëri dhe disa ndryshime në administratë, shkarkoi disa drejtorë të ALUIZNIT pas ankesave të qytetarëve e më pas shkarkoi Drejtorë të Spitaleve Rajonalë. Shkurtimet e Ministrive ç’ka do të pasojnë me shkurtime në administratë do të kursejnë nga buxheti i shtetit shuma të caktuara, të cilat mund  të investohen në shërbime publike, rikonstruktime apo  dhe shërbime të munguara më parë ndaj publikut.

Rëndësia e burokracisë:

Pse ekziston burokracia? Burokracia ekziston për shkak se njerëzit në të gjitha vendet e botës kanë zgjedhur që të gjitha shërbimet publike t’ju jepen nëpërmjet burokracisë. Burokracia ka të bëjë me organizimin strukturor në fomë hierarkie e përbërë nga dikastere të ndryshme të cilat përcjellin shërbime të ndryshme, me një numër  të caktuar punonjësish.

Përveç nivelit me te lartë dhe atij më të ulët, cdo punonjës është pjesë e një dikasteri specifik, i cili është një  nivel më lartë sesa një dikaster tjetër, ndërsa ai vetë më lartë se një tjetër dikaster e kështu me rradhë. Përveç, kryezyrtarit(Kryeministri), çdo zyrtar tjetër ka një epror, i cili dhe vetë vete ka një  vartës.  Kryezyrtari apo kryeburokrati është menaxheri i gjithë sistemit burokratik. Kryeministri ka vendosur që në sitemin burokratik të bëjë disa ndryshime.

Pse duhen bërë shkurtimet sipas kryeministrit Edi Rama:

“Numri total i punonjësve në Qeverinë e deridjeshme, – flas gjithmonë në Kryeministri dhe Ministri – tani do të zbresë më poshtë, për të bërë shkurtime të tjera. Nga 2162 që ishte, do të shkojë në 1834. Shkurtimet nuk janë pjellë e thjeshtë dhe vetëm idesë “Hajde të shkurtojmë”. Jo! Shkurtimet janë të balancuara dhe në funksion të prioriteteve. Që do të thotë, nëse në një pjesë të strukturës së qeverisë kemi shkurtime drastike në burokraci, kemi shkurtime drastike në funksion të luftës me parazitizmin që thith para publike, në një pjesë tjetër kemi rritje, në funksion të prioriteteve.

Më lejoni t’ju jap pak pamje. Në Qeverinë paraardhëse, 25% e punonjësve të lidhur me ekonominë punonin në financë dhe vetëm 10% ishin të lidhur me zhvillimin ekonomik dhe me energjinë, përkatësisht si një nga prioritetet themelore të zhvillimit të këtij vendi. Sot kemi një ridimensionim të këtyre raporteve; Kemi 21% të punonjësve që do t’i dedikohen financës dhe kemi respektivisht, plus 14% që do t’i dedikohen zhvillimit ekonomik dhe energjisë si prioritet. Po ashtu kemi bërë një ulje shumë shembullore në nivelin e parë, kur vjen puna për shërbime publike. Për t’i çuar shërbimet publike tek qytetarët dhe jo për të mjelë qytetarët në emër të shërbimeve publike. Kështu që, ministritë e linjës së shërbimeve, të gjitha shkurtohen drastikisht. Ndërkohë linja e shërbimeve drejtpërdrejt me qytetarin, në arsim, në shëndetësi, në mirëqenie sociale, forcohet aty ku qytetari e kërkon shërbimin.

Edhe një e dhënë tjetër. Flasim për integrimin evropian. Është për të ulur kokën me turp, kur dëgjon se çfarë komentesh kanë partnerët tanë, lidhur me aftësinë tonë që integrimin ta kalojmë nga një propagandë e përditshme antiopozitare, në një instrument për të projektuar të nesërmen, duke thithur fonde nga Bashkimi Evropian. Deri dje, raporti punë të jashtme dhe integrim ishte: 71% punë të jashtme, 29% integrimi. Punët e jashtme ishin përqendruar tek telegramet urgjente se kush është sharja e radhës për kryetarin opozitës dhe për opozitën. E gjithë tufa e Trupit Diplomatik, tufa e kushërinjve, e dhëndurëve, e nuseve, e mbesave turrej për të mbushur veshët e miqve dhe partnerëve të këtij vendi, me “çfarë e keqe i kishte rënë në kokë Shqipërisë që kishte opozitën nëpër këmbë”. Sot jemi në një raport komplet tjetër: nga 71%, punët e jashtme kanë shkuar 61% dhe nga 21%, integrimi ka shkuar në 39%. Flasim gjithmonë në nivelin e ministrive.”

 

 

 

 

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.