“FROSINA PO ECËN”
13/12/2017 Shpërndaje

“FROSINA PO ECËN”

Frosina është një vajzë e qeshur, e shkathët dhe plot jetë.  Vogëlushja është 7 vjeçe, ka lindur në Tiranë por me një problem. Fatkeqësisht asaj i ka munguar njëra këmbë që në lindje dhe kjo e ka kufizuar t’i gëzohet shumëçkaje në jetë. Pozitivi mëson se këtë vit ka nisur klasën e parë, me një protezë të vjetër e cila s’i bënte më. Më vonë nisi ta çojë gjyshi derisa në ndihmë i vjen gazetari Osman Stafa për t’i  shtuar ngjyrat  e jetës.

7 vjeçarja tashmë e ka marrë dhuratën e vetme që kërkoi për Vitin e Ri. Tani mund të ecë me këmbët e saj, të realizojë ëndrrat, të mos qajë më poshtë krevatit. Proteza kushtoi vetëm  60 mije leke (te reja). Tani ajo fluturon nga gëzimi, sepse sot ka pasur një ditë që e ka lumturuar pafund.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.