Fjalë që përshkruajnë shtëpinë
08/06/2018 Shpërndaje

Fjalë që përshkruajnë shtëpinë

“Shtëpia nuk është një vend … është një ndjenjë “, ka thënë novelistja irlandeze Cecilia Ahern. Ndërsa pronësia e shtëpisë bëhet një ëndërr e largët, disa fjalë të kulturave të ndryshme mund të përshkruajnë momente të jetës në shtëpi që kapërcejnë çdo ëndërr.

“Fjaka”. Do të thotë se shtëpia është vendi ku relaksoni mendjen, trupin dhe merrni kënaqësi në ndjesinë e të mos bërit asgjë. “Gezellig” (i shoqërueshëm). Ndjesia e ngrohtësisë që merrni kur kaloni kohë me njerëz të cilët iu interesojnë brenda në shtëpinë tuaj të ngrohtë.

“Kanso” (thjeshtësi). Duke mbajtur gjërat e thjeshta dhe duke eliminuar rrëmujën iu ndohmon për të mos lënë mënjanë gjërat thelbësore që kanë rëndësi për ju. “Morgenfrisk”. Ndjesia që merr kur ngrihesh i freskët pasi bën një gjumë të mirë.

“Philoxenia”. Mikpritja e të huajve me dashuri dhe respekt në shtëpi të krijon një ndjenjë që ndoshta fjalët nuk janë të duhura për ta shpjeguar. Më poshtë disa fotografi, përshkruajnë ndjesinë që të ofron shtëpia në momente të ndryshme. Padyshim që një pjesë të tyre i keni provuar, nëse jo do t’i përjetoni në momentin e duhur.

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.